VIKTIMAT : " : <> : " : V i K T i M a T : " : <> : " :

28 NĖNTOR 1912

Porsa u sigurue pranimi i kushteve tė tyne, udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare e lanė punėn kryekėput nė duert e qeveris turke pėr tė krijue nji Shqipni tė vetqeverisun, nė suazėn e Perandoris Otomane. Ata nuk mbajtėn nė kambė nji fuqi tė armatosun pėr me i ba ballė rrezikut tė nji sulmi nga ana e fqinjve tė Balkanit.
Ky rrezik ishte dukė nė mėnyrė tė pagabueshme qysh nė fillim tė vitit 1912. Nga ana tjetėr, ushtėrija turke ishte dizintegrue si fuqi e disiplinueme nga shkaku i kryengritjes shqiptare dhe nuk do tė mund tė mbronte Shqipnin nė rast tė nji lufte. Tue lidhė fatin e Shqipnis me atė tė Perandoris Otomane deri nė pikėn e fundit, udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare prunė pikėrisht at rrezik qi kishin dashtė me i shpėtue: ushtėrit e shteteve tė Balkanit zaptuen tokat shqiptare, tue sulmue nga veriu, nga lindja dhe nga jugu, ndėrsa Shqiptarėt nuk kishin asnji fuqi tė organizueme pėr me u mbrojtė me sukses.

Lufta Balkanike

Emerimi i nji valiu (guvernatori) prej origjine shqiptare nė Janinė nga ana e qeveris sė Stambollit shkaktoi nji stuhi zemrimi nė shtypin grek. Argumenti ma tipik dhe plot kėrcėnime gati tė hapėt ishte ky: nė rast se Shqiptarėt do tė mundohen me shtie nė dorė toka qi i pėrkasin Greqise, nji frymė solidarėsije do tė krijohet nė mes tė Shteteve balkanike, interesat e tė cilve janė vue nė rrezik nga sjelljet e Shqiptarve. Kjo fushatė e shtypit grek ishte e para re e zezė qi errėsoi triumfin e kryengritjes shqiptare. Kėrcėnimi se shtetet e Balkanit do tė vepronin sė bashku pėr tė pengue formimin e nji shteti shqiptar tė pamvarun  me tė katėr vilajetet nuk ishte vetėm nji fjali propagandė. Qysh nė fillim tė vitit 1912 shtetet e Balkanit kishin fillue bisedime tė
mėshefta pėr tė lidhė nji aleancė politike dhe ushtarake kundėr Perandoris Otomane. Politika e "otomanizimit" e qeveris "Xhonturke" shėrbeu si nxitja ma e fortė pėr tė bindė Grekė, Sėrbė e Bullgarė me harrue grindjet nė mes tė tyne dhe me bashkue fuqit pėr me i dhanė grushtin e vdekjes "Njeriut tė sėmundė tė Europės" me qėllim qi me nda tokat e Turkis nė
Balkan. Pėr tė justifikue lakmit e tyne, ata kishin sajue plot argumenta etnike, historike, kulturore dhe strategjike. Disa krahina, si Maqedonija, kishin ma shum se nji kandidat. Negociatat e gjata dhe tė ngatėrrueme qi u shvilluen mrapa skenės, nė muajt e parė tė vitit 1912, kishin pikėrisht pėr qėllim me i nda tokat turke nė Europė nė mėnyrė qi secili shtet i Balkanit tė kenaqej me hisen e vet pėr tė marrė pjesė nė luftėn qi po pregatitej. Hapi i parė pėr tė ēelė kto negociata ishte ba tepėr i vėshtirė mbasi marrėdhaniet nė mes tė qeverive balkanike kishin qene acarue deri ne kulm dhe ēdo iniciativė diplomatike ishte ba e pamundun. Nga ana tjetėr, aleanca balkanike duhej tė bahej pa ndihmėn e fuqive tė mėdha, tė cilat ishin kundėr ēdo orvatje me i ba luftė regjimit tė "Xhonturqve".
Pėr tė thye akullin nė mes tė Sėrbis dhe Bullgaris shėrbeu si ndėrmjetės gazetari anglez I. D. Bourchier, korrespondent i fletores Times nė Balkan. Me iniciativėn e tij, kryeministrat e tė dy qeverive patėn disa takime mrapa dyerve tė mbylluna dhe
u nenshkrue nji aleancė difensive serbo-bullgare me 13 mars 1912. Aleanca u justifikue nė syt e botės tue shpallė se tė dy shtetet do t'i vinin nė ndihmė njani-tjetrit
likuidimit tė Perandoris Otomane nė Europė, tokat shqiptare duhej tė ndaheshin nė mes tė Serbis dhe Greqis.
Mbasi mungonte nji fuqi e organizueme pėr tė mbrojtė tokat shqiptare nė veri, nė lindje dhe nė jugė, Isa Buletini bani detyrėn patriotike me ata pak njerės qi i shkojshin mrapa.
Tue mbetė pa nji drejtim tė pėrgjithshem nė kėt orė vendimtare Shqiptarėt vepruen ndėn influencėn e rrethanave krahinore dhe ndėn drejtimin e krenve lokal. Nė nji vėnd, ushtėrija sėrbe ti lejue tė kalonte pa asnji pengesė, nė nji vėnd tjetėr atdhetarėt luftuen deri nė pikėn e fundit pėr tė pengue avancatėn e anmikut. Natyrisht, kjo rezistencė e kufizueme nė numur dhe nė siperfaqe nuk mund tė ndryshonte rrymėn e pėrgjithėshmė tė operacioneve ushtarake,
ose tė zevendesonte pazotėsin e ushtėris turke me i ba ballė situatės. Kėshtu qi, para mbarimit tė nandorit 1912, ushtėrija sėrbe kishte dalė nė Llesh. Sukseset e ushtėris sėrbe nuk i pėlqyen Knjazit tė Malit tė Zi, i cili ushqente ambicjen me zaptue i pari Prizrenin dhe me proklamue vehten Car tė Shkjeve tė Balkanit. Pėr me dalė nė Prizren, duhej kalue nėpėr Shkodėr dhe Kral Nikollės i ishte mbushė mendja se do tė shtinte nė dorė kryeqytetin e Ilirve gati pa shkrefė asnji pushkė. Kurse Shkodra shkruejti nji tjetėr faqe tė shkėlqyeshme nė historin e Shqyptaris, sikur kishte me e thanė Patėr Fishta.
Komandanti i garnizonit prej 14.000 vetėsh, Hysein Riza Pasha, kishte ndėrtue fortifikata tė improvizueme pėr tė mbrojtė qytetin, tue i kushtue nji vėrejtje tė veēantė Malit Tarabosh. Ushtėrija Malazeze, e pėrforcueme nga 20.000 Serbė, rrethoi Shkodrėn dhe filloi nji varg sulmesh tė furishme. Tue pa planet e tij nė rrezik nga kjo rezistencė e papritun, Kral Nikolla
urdhnoi bombardimin e qytetit pėr tė terrorizue popullatėn civile, tue vra gra, pleq dhe fėmijė. Nervat e mbrojtėsve tė metropolės shqiptare tė veriut nuk u tronditėn dhe rrethimi i Shkodrės vazhdoime muej.
Ndėrkaq, nė Shqipnin e jugut, krahu i majtė i ushtėris greke ndėn komandėn e Princit Kostandin po gatitej me sulmue ushtėrin turke prej 15.000 vetėsh qi ishte tėrheqė nga Manastiri nė Korēė. Ēetat e patriotėve shqiptar, tė armatosun mirė dhe plot zell pėr tė mbrojtė atdheun, luftuen krahpėrkrah me ushtėrin turke. Por vetmohimi dhe heroizma individuale nuk mjaftuen me ndalė ofensivėn e nji ushtėrije tė stėrvitun dhe ma tė madhe nė numur. Korēa u pushtue dhe ushtėrija greke vazhdoi sulmin drejt Janinės. Tue ndjekė shembullin e Shkodrės, Janina e Ali Pashė Tepelenės, qėndroi trimnisht dhe ra nė duert e anmikut mbas nji rrethimi tė ggjatė dhe tė kushtueshem. Pėr tė pasė nji ide mbi rreptėsin me tė cilėn u shvillue lufta pėr Janinėn mjafton me thanė se, nė dy ditė vetėm, ushturija greke hudhi 25.000 gjyle topi kundėr fortifikatave tė qytetit. Ditėn qi u ba dorzimi, numri i viktimave nga ana e mbrojtjes arrinte 7500 vet.

Shpallja e Pamvarėsis

Mbas pėrfundimit me sukses tė negociatave pėr krijimin e nji Shqipnije tė vetqeverisun nė suazėn e Perandoris Otomane, Ismail Qemali u  nis nga Vlona pėr nė Stamboll me qėllim qi me nxitė qeverin turke tė zbatonte pėrpiknisht kushtet e marrėveshtjes. Gjatė udhėtimit ai u takue nė Porto-Rose, afėr Triestit, me tė birin e Kral Nikollės, Princin Mirko.
Pazarllėku ishte qi Mali i Zi tė pėrkrahte Ismail Qemalin me u ba sundimtari i Shqipnis sė jugut, tue i lanė dorė tė lirė nė Shqipnin e veriut. Babaj i Kombit, fare me tė drejtė, e refuzoi kėt ofertė poshtnuese dhe shpalli se, nė luften nė mes tė Turkis dhe Shteteve tė Balkanit, Shqiptarėt do tė qindrojshin neutral. Nji politikė e tillė mund tė ishte deri diku e arėsyeshme, sikur tė dy palėt luftuese ta respektojshin kėt neutralitet, gja qi nuk mund tė pritej, mbasi lufta bahej pikėrisht pėr tokat qi do tė pėrbanin Shqipnin autonome nė suazėn e Perandoris Otomane. Gati nė minutėn e fundit udhėheqėsit e nacionalizmit shqiptar e kuptuen se po tė mos vepronin menjiherė dhe nė mėnyrė drastike, Shqipnija do tė mbaronte, ndoshta pėrgjithmonė.
Porsa mėrrijti nė Stamboll, Ismail Qemali e pa situatėn e pashpresė dhe refuzoi tė merrte pjesė nė kabinetin e Qamil Pashės. Ai vendosi me u kthye nė Vlonė dhe me shpallė pamvarėsin, tue u ēkėputė njiherė e mirė nga Perandorija Otomane.
Tue pasė kėt qėllim pėrpara sysh, Ismail Qemali u telegrafoi klubeve shqiptarė tė dėrgojnė delegatė nė Vlonė pėr tė marrė pjesė nė nji kongres kombėtar. Prej Stambollit Ismail Qemali shkoi ma sė pari nė Bukuresht dhe mblodhi krenėt e kolonis shqiptare, tė cilėt emeruen 15 delegatė me shoqnue Ismail Qemalin nė Vlonė. Tue ndie nevojėn e pėrkrahjes sė nji fuqije tė
medha nė ato rrethana plot rreziqe, Babaj i Kombit u ndal tė Budapest pėr tė bisedue me pjestarėt e qeveris austriake kontėt Andrassy dhe Berchtold. Qeverija austriake e aprovoi planin e nacionalistėve shqiptar dhe vuni nje anije nė dispozicion tė tyne pėr me shkue nė Shqipni. Mbasi Vlona ishte blokue prej flotės greke anija u ndal nė Durrės dhe Ismail Qemali thirri
klubet shqiptare tė pėrfaqėsohen. Nė Durrės mbretnonte konfuzioni, mbasi ushtėrija sėrbe po afrohej dhe propagandat e ndryshme kishin ngatėrrue krejt mendjen e popullit. Por ēetat e patriotve e kuptuen randėsin historike tė iniciativės sė Ismail Qemalit dhe u nisėn me grupin e krenve nacionalistė pėr nė Vlonė. Atje kishin mėrrijtė 83 delegatė nga tė gjitha krahinat
shqiptare tue kapėreye vėshtirsi tė shumta nga shkaku i luftės qi zjente nė tė katėr anėt. Nė mes tė nji entuziasmi tė papėrshkrueshėm Ismail Qemali ngriti nė balkonin e Bashkis flamurin e Skėnderbeut qi kishte qendisė me dorėn e vet nji zonjė shqiptare. Dokumenti i shpalljes sė pamvarėsis, qė u botue ma vonė nga Lef Nosi, asht nji pasqyrė patetike e gradės sė
shvillimit politik dhe kulturor tė Shqiptarve nė at kohė. Teksti shqip pėrbahet vetėm prej katėr rreshtave dhe asht formulue kėsisoj: "Pas fjalėvet qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gj'ith delegatet me nji za venduan qė Shqipria me sot tė bahet mė vehte, e lirė e e mosvarme."
Mandej vijnė dy rreshta tė shkruejtun me alfabetin e turkishtjes sė vjetėr. Ma nė fund, nėnshkrimet e delegatve, ose tė atyne qi dijshin me shkruejtė shqip. Bile duket se njani e ka vue firmėn me germa turqishte.Gjithashtu edhe data e dokumentit asht karakteristike e kohės kur asht hartue mbasi pėrbahet nga dy shifra: 1912 tė kalendarit gregorian dhe 1328 tė kalendarit arab.
Plot 445 vjet mbas shkeljes sė Shqipnis nga ordhit otomane u formue e para qeveri e Shqipnis sė pamvarun me Ismali Qemalin si kryetari, Nikoll Kaēorrin si Nėnkryetar dhe kta ministra: Myfit Libohova, i Punve tė Jashtme; Mehmet Pashė Derralla, i Luftės; Petėr Poga, i Drejtėsis; Luigj Gurakuqi, i Arėsimit; Abdi Toptani i Financave; Pandeli Cale i Bujqėsis; Lef Nosi i Post Telegrafeve.Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetėsh si hap i parė drejt krijimit tė nji regjimi
demokratik. Por ma sė pari duhej sigurue njohja e shtetit tė ri nga ana e fuqive europiane dhe pėrkrahja e tyne nė nji kohė kur tokat shqiptare po invadoheshin pėllambė mbas pėllambe nga ushtėrit e hueja. Qeverija kombėtare i njoftoi me telegram fuqive tė mėdha se kombi shqiptar kishte marrė ma nė fund fatin e tij nė dorė dhe kėrkonte me u njoftė si shtet i pamvarun dhe neutral. Ndėrkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue tė gjitha fuqit pėr tė ndalė hovin i ushtėrive qi po pėrparonin nga tre drejtime.
Nė marsin e vitit 1913 nji kandidat pėr fronin e Shqipnis, Ferdinand de Bourbon,Duc de Montpensier, mėrrijti nė skelėn e Vlonės tue depėrtue blokadėn gerke me vaporin e tij privat dhe me flamurin britanik nė shtiz. Ismail Qemali nuk deshi nė at kohė tė merrte detyrime pėrsa i pėrket kryetarit tė shtetit shqiptar, por nuk mungoi tė pėrdorte ambicjen e aristokratit
francez pėr me i shėrbye ēashtjes kombėtare. Mbasi fati i Shqipnis do tė lozej nė Londėr, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Buletini u nisėn me vaporin e Duc de Montpensier pėr nė kryeqytetet e Europės. Nė Romė dhe nė Vjenė delegacioni i qeveris shqiptare u prit mirė, kurse nė Paris qėndrimi i qeveris ishte i ftotėt ndėrsa shtypi u ēfaq haptazi
kundėr ides sė nji Shqipnije tė pamvarun. Nė Londėr, pėrkrahėsit e vlefshėm tė ēashtjes sonė kombėtare, Koloneli Aubrey Herbert dhe Miss Edith Durham, kishin prėgatitė sheshin, tue krijue nji vale simpathije dashamirėse nė favor tė Shqipnis nė mes tė opinionit dhe deri diku tė qeveritarve britanik. Pamja imponuese dhe plot dinjitet e Isa Buletinit, veshun me
petkun kombėtar, u bani nji pėrshtypje shum tė mirė Anglezve, zyrtarė ose privat, tue forcue kėsisoj rrymun e favorshme qi kishin krijue orvatjet e palodhėshme tė miqve tė Shqipnis.
 

Konferenca e Ambasadorve tė Londrės

Dy muej mbas shpalljes sė Luftės Balkanike qeverija turke pranoi se nuk kishte ma fuqi me rezistue dhe  armėpushimi u nenshkrue me 3 dhetuer 1912. Fitorja e plote dhe e shpejtė e shteteve tė Balkanit i vuni fuqit europiane, qi nuk e pritshin, pėrballė nji vargu problemesh tė koklavitun, qi rrallė janė vėrtetue nė historin e diplomacis. Thalbi i ēashtjes sė ēveshun nga shtrembnimet e propagandės dhe hipokrizija e diplomacis, ishte se si me nda mirazin (trashėgimin toksore) tė Perandoris Otomane. Si nė kohėn e Kongresit tė Berlinit, por nė nji shkallė ma tė gjanė, Shqipnija u ba molla e grindjes nė mes tė fuqive europiane dhe satehtve tė tyne nė Balkan.
Shtetet e Balkanit shpallėn nė mėnyrė tė preme se tė gjitha tokat e Perandoris Otomane nė Gadishull iu takonin atyne, mbasi kishin dalė fitues nė luftėn kundėr Turkis. Ata nuk dojshin me dijtė se kishte nji komb shqiptar, i cili duhej tė gzonte pamvarėsin nė emėn tė parimit tė kombėsive. Shtypi grek e ēfaqi kėt pikpamje nė mėnyrėn ma brutale tue shkruejtė: "Asht nji gja e pamundun me lejue Shqiptarėt barbarė tė jetojnė tė pamvarun nė djepin e qytetnimit grek."
Tue u bazue nė kėt tezė tė kalbun, shtetet e Balkanit parashtruen kėrkesa me zaptue tokat arbnore dhe dy ose ma tepėr kandidatė u paraqitėn po pėr at krahinė. Mal i Zi donte me shtie nė dorė jo vetėm Gusinjėn, Plavėn, Hotin dhe Grudėn, qi nuk i muer dot me 1878, por edhe
Shkodrėn kėt herė. Argumenti i Kral Nikollės ishte se ne Shkodėr qenė varrosė paraardhėsit e tij. Kjo ishte nji rrenė me bisht mbasi dihet mirfillit se familja Petroviē kishte ardhė prej Herzegovine. Serbėt nuk ishin tė kėnaqun me marrė Kosovėn, por dojshin me u shtrie deri nė Durrės pėr me pasė nji skelė detare. Mbasi Durrėsi nuk mund tė futej nė kallėpin e Serbis sė Vjetėr (Stara Serbia), qeverija e Belgradit vuni pėrpara argumenta ekonomike, tue thanė se kishte nevojė me
eksportue derrat pėrmes detit pėr tė shpėtue nga monopoli tregėtar i Austro-Hungaris.
Greqis iu shtue oreksi mbas suksesit tė ushtėris sė saj. Prandaj kėt herė, tue mos mjaftue me Shqipnin e Jugut, ose Epirin e Veriut, sikur u pagėzue prej propagandės greke, qeveria e Athinės kėrkoi me i shtue edhe Vlonėn tokave tė saj. Pėr tė justikikue kėt ambicje tė re toksore, qeveria e Athinės e ndau Epirin nė dy pjesė, prej juge nė veri. Tokat nė mes tė kufinit tė Greqis dhe lumit
Kalamas, qi u banė objekt i pazarllėkeve diplomatike nė Kongresin e Berlinit, u proklamuem si Epir i jugut, ndėrsa Shqipnija e jugut deri nė Vlonė muer emnin Epir i Veriut nė gjuhėn e diplomacis greke.Qendrimi i fuqive tė mėdha ishte pak a shum ai qi dijmė. Rusija cariste ishte si gjithmonė gati me pėrkrahė Sllavet e Balkanit deri nė pikėn e fundit, por jo sa me shkaktue nji luftė tė pėrgjithshme. Franca pėrkrahte Greqin, por jo me shum zell kėt herė. Austro-Hungarija dhe Italija
ishin pėr nji Shqipni tė pamvarun si mjeti ma i mirė pėr tė sigurue lundrimin e lirė nėpėr Detin Adriatik. Britanija e Madhe ishte neutrale, mbasi Shqipnija ndodhej jashta zonės sė interesave britanike. "Roli i jem, - shkruen ministri i jashtem britanik, Sir Edward Grey, nė kujtimet e tij, - ishte me shėrbye si ndėrmjetės i paanėshėm dhe i durueshėm, sidomos pėr tė zbutė
acarimet nė mes tė Austris dhe Rusis, tė dy fuqit e mėdha ma shum tė interesueme nė Balkan."
Mbasi pushuen veprimet luftarake nė sheshet e betejės, perfaqėsuesit e shteteve tė Balkanit, qi fituen luftėn kundėr Turkis, u mblodhėn nė Londėr pėr tė nda tokat e zaptueme. Pėrparimi i ushterive nuk kishte ndjekė pikpėrpik vijat e caktueme nė tekstin e aleancės balkanike, prandaj duhej me rifillue pazarllėket. Bullgarija kėrkoi aneksimin e Edernės, ortakėt e saj e
refuzuen kėt kėrkesė. Bisedimet dėshtuen dhe plasi lufta e dytė balkanike. Bullgarija zaptoi Edernėn; Rumanija i shpalli luftė Bullgaris dhe pushtoi Dobruxhen.Urrejtjet raciale, qi ishin vue nė gjumė derisa ishte nevoja me mundė Turkin,flakernen pėrsėri dhe Sėrbija me Greqin
kthyen armėt kundėr Bullgaris. Turkija perfitoi nga kto rrethana pėr me dėbue ushtėrin bullgare prej Edernės. Pėr me i dhanė fund luftės sė dytė balkanike u mblodhė konferenca e Bukureshtit ku ISMAIL QEMAL VLORA Bullgarija e pagoi shtrejtė orvatjen e saj nne veprue mė krye tė vet, Ajo u trajtue si njishtet qi kishte humbė luftėn dhe iu mohue e drejta e nji shkelje nė Detin Egje; Sėrbija
dhe Greqija ndanė nė mes tė tyne pjesėn e Bullgaris.
Grindjet nė mes tė shteteve tė Balkanit persa i pėrket ndarjes sė tokave tė Maqedhonis dhe tė Thraqes kishin nji karakter lokal dhe nuk shqetsonin fuqit e mėdha, derisa nuk ishte nė rrezik posedimi i Stambollit dhe kontrolli i Ngushticave. Pėrkundrazi, ēashtja shqiptare ishte lidhė ngushtė me interesat vitale tė Rusis dhe Austro-Hungaris, prandaj ishte nevoja qi ky problem tė ēkėpute] nga duert e aleatve balkanik dhe tė zgjidhej me anė tė negociatave nė mes tė fuqive tė mėdha. Tue veprue si "ndėrmjetės i paanėshėm dhe i durueshėm", Ministri i Jashtenn britanik Sir Edward Grey muer iniciativėn me mbledhė konferencėn e ambasadorve nė Londėr tė t'gjashtė fuqive europiane.
Konferenca filloi veprimet me 17 dhetuer 1912. Mbas tri dit bisedimesh mrapa dyerve tė mbylluna, domethanė me 20 dhetuer 1912, Konferenca e Ambasadorve tė Londrės shpalli se ishte pranue njizanit kjo rezolutė: "Shqipnija tė krijohet si nji principatė autonome dhe sovrane ndėn nji princ tė huej, i cili do tė zgjidhet nga tė gjashtė fuqit e mėdha; ēdo lloj sypranije tė Turkis mbi Shqipnin duhet tė marrė fund; neutraliteti i Shqipnis asht garantue nga fuqit e mėdha;
nji Komision Ndėrkombėtar i pėrbamė nga delegatėt e tė gjashtė fuqive tė mėdha dhe tė Shqipnis do tė kontrollojė admmistratėn civile dhe financat e shqipnis; gjindarmėrija e Shqipnis do t'organizohet nga oficerė hollandez, tė cilėt do t'i drejtojnė veprimet e saj; kryetari i Shtetit shqiptar do t'emnohet mbrenda nji afati prej gjashtė muejsh."
Ktu asht nevoja me konstatue, me indinjatė ose keqardhje, se fati i Shqipnis u caktue nė Londėr pa marrė parasysh faktin se nji qeveri kombėtare ishte formue nė Vlonė. Flota greke, qi bllokonte skelėn, kishte pre edhe kabllon telegrafike, tue izolue krejt qeverin shqiptare nga bota e jashtme. Delegacioni shqiptar nė Londėr, i kryesuem nga Mehmet Konitza, ishte pa
udhėzune nga qeverija dhe nuk u pranue zyrtarisht nga Konferenca e Ambasadorve. Mbasi vendosėn krijimin e nji shteti shqiptar tė pamvarun, fuqit europiane morėn pėrsipėr me caktue kufijt e tij.
Normalisht, kjo do t'ishte nji punė e lehte sikur tė zbatohej parimi i vetvendosjes, tue ba nji plebishit ndėn kontroll te paanėshėm ndėrkombėtar nė krahinat e banueme nga nji shumicė Shqiptarėsh. Kjo nuk u ba tue qenė se fqinjėt e Shqipnis kishin shkelė ma se gjysmėn e tokave shqiptare si rezultat i fitoreve tė tyne nė luftė me Turkin, ndėrsa Shqiptaret nuk ishin nė gjendje me i nxjerrė me anė tė forcės. Prandaj, kufijt e Shqipnis u caktuen nė bazė tė pazarllėkeve mrapa sqenės nė mes tė fuqive tė mėdha. Drama u luejt kryesisht nė mes tė Austris sė pėrkrahun prej Italis nga nji anė, dhe Rusis sė pėrkrahun nga Franca nga ana tjetėr. Kasaveti ma i parė i qeveris sė Vjenės ishte mos me lanė Sėrbėt tė dalin nė Durrės dhe, pėr tė signirue kėt qėllim, ajo ishte gati me ba koncesione nė krahinat lindore tė Shqipnis. Nji faktor tjetėr qi favorizoi
Sėrbėt ishte aneksimi i Bosnjės dhe Herzegovinės nga Austrija pak vjet ma parė, tue i mohue Sėrbis dy krahina qi lakmonte me shtie nė dorė si nji trashėgim kombėtar. Kosova shqiptare u sakrifikue pėr hir tė kėsaj politike kompromisesh nė dam tė nji kombi tė vogėl pa mbrojtje. Sikur nuk mjaftoi kjo, Rusija cariste u ba e zonja me kenaqė ambicjet e Kral Nikollės
tue i dhurue Hotin, Grudėn, Gusinjėn e Plavėn, tė cilat ushtėrija malazeze nuk muejti me i zaptue me 1878 pėrballė rezistencės shqiptare. Ministri i jashtėm britanik, Sir Edward Grey, i cili kryesoi mbledhjet e Konferencės sė Ambasadorve, jep nė Kujtimet e tij nji ide mbi atmosferėn qė mbretnoi nė Londėr gjatė pazarllėkeve pėr tė caktue kufijt e Shqipnis. "Nji luftė diplomatike fort e ashpėr, - shkruen Sir Edward Grey - u shvillue nė mes tė Austro-Hungaris dhe Rusis. Mbasi u pranue nė parim qi tė krijohej nji shtet shqiptar i pamvarun, tė dy palėt u hangrėn se deri ku do tė shtriheshin kufijt e tij." Ktu parimi i vetvendosjes hyni nė konflikt me politikėn realiste tė kompromiseve, dhe Kosova u sakrifikue pėr tė "shpėtue paqen".
Sakrifica ishte e kotė, mbasi paqja vazhdoi ma pak se nji mot dhe Europa u zhyt prapseprap nė nji luftė tė pėrggjakėshme dhe rrėnuese. 5ir Edward Grey kallzon se si nji mėngjez herėt, ambasadori i Austris, Konti Mensdorff, shkoi me i ba vizitė nė banesėn e tij private. Ministri porsa ishte ngritė prej ggjumit dhe deshi me e shtye pjekjen pėr ma vonė. Ambasadori nguli
kambė se kishte nji lajnn urggjent me i komunikue dhe Sir Edward Grey u detyrue me e pritė tue qenė veshun me petkat e shtėpis. Ambasadori ishte kaq i tronditun kur hyni nė sallon saqi pėrmbysi nji vazo tė ēmueshme, qi u ba copė-copė tue ra pėrtokė. Lajmi urggjent ishte se qeverija austriake kishte pranue qi Jakova, qyteti i fundit nė Kosovė, t'i jepej Sėrbis. Kėsisoj,
bisedimet me Rusin persa i pėrket kufinit nė mes tė Shqipnis dhe Sėrbis, kishin marre fund "nė mėnyrė paqėsore". Miqtė tonė nė Konferencėn e Ambasadorve na ngushėlluen tue thanė se kishin sigurue qi Serbija tė mos delte nė Durrės dhe Mal i Zi tė mos merrte Shkodrėn. Sa pėr ministrin e jashtėm britanik, ai e thotė haptazi se "orvatjet tona kishin pėr qėllim me gjetė nji
formulė tė pranueshme pėr Austrin dhe pėr Rusin. Prandaj hollėsinat se ku duhej tė kalonte pikėrisht vija e kufinit nuk kishin shum randėsi ...
Interesat britanike nuk do te prekeshin nga fati i Durrėsit ose Shkodrės."1Po kjo dramė dhe me tė njajtėt aktorė u pėrsėrit nė lidhje me kufijt e Shqipnis sė jugut. Kėt herė Franca duel pėrpara si ēempioni i lakmive greke nė dam tė Shqipnis. Italija muer anėn tonė dhe siguroi ma sė pari qi Greqija tė hiqte dorė nga pretendimi me aneksue Vlonėn.
Mandej, qeverija e Romės porositi ambasadorin e saj nė Londėr tė ngulte kambė qi zgjanimi i Greqis tė kufizohej me lumin Kalamas dhe qytetin Prevezė nė Ēamėri, tue marrė si bazė kėrkesat qi vet qeverija e Athinės kishte parashtrue nė Kongresin e Berlinit. Pėr fat tė mirė, qeverija britanike u bind se Greqija e kishte teprue zullumin dhe Sir Edward Grey, tue
lane pozitėn e paanėsis indiferente (mospėrfillėse), muer anėn e Shqipnis. U pranue qi, persa i pėrket Shqipnis sė Jugut, tė zbatohej parimi kombėsis dhe tė respektohej dėshiri i shumicės sė popullsis. Kėsijoj, Konferenca e Ambasadorve vendosi qi Kaza (Prefektura)
Otomane e Korēės t'i jepej Shqipnis bashkė me tokat nė jugė dhe nė lindje tė Liqenit tė Ohrit. Mjerisht, marrėvesttja nuk u pėrfundue mbi hartėn persa i pėrket pjesės perėndimore tė kufinit shqiptaro-grek. Konferenca e Ambasadorve emnoi nji Komision Nderkombėtar pėr tė caktue kufinin nė vėnd. Kdmisioni u porosit tė fillontė veprimet me 1 shtatuer 1913 dhe tė
kryente detyrėn mbrenda tre muejve. Konferenca vendosi gjithashtu qi Komisioni tė bazohej mbi faktorėt ethnik dhe gjeografik. "Pėr tė caktue kombėsin e popullatės, - thotė vendimi i Konferencės sė Ambasadorve, - duhet zbulue gjuha qi Hitet nė familjet... Komisioni nuk duhet tė marri parasysh orvatjet nne krye nji plebishit ose ēdo manifestim tjetėr politik".
Pika ma me randėsi e kėtij vendimi ishte kjo: "Nji muej mbas pėrfundimit tė punimeve tė komisionit ndėrkombėtar tė kufijve, ushtėrija greke duhet tė zbrazi tokat qi do tė jenė pjesė tė Shqipnis sė pamvarun."
Kufijt e Shqipnis qi u caktuen nga Konferenca e Ambasadorve tė Londrės ishin mohim i ēdo parimi njerzor, kombėtar dhe ekonomik. Pjesa e ndriēueme e opinionit britanik u trondit nga kjo padrejtėsi e madhe q'i bahej nji kombi tė vogėl dhe ministrit tė jashtėm iu banė pyetje nė Dhomėn e Komuneve. Sir Edvvard Grey u mundue t'i justifikonte vendimet e Ambasadorve tue thanė: "Marrėveshtja rreth kufijve verior tė Shqipnis u pėrfundue mbas nji orvatjeje tė ggjatė dhe plot pengesa. U vendos qi bregdeti dhe qyteti i Shkodrės t'i mbeten Shqipnis, ndėrsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe (mbas shum fjalėsh) Jakova tė lihen jashta kufijve tė Shqipnis. Jam i bindun se kur te dihen tė gjithė faktet, ky vendim do tė kritikohet me shum tė drejtė nga ata qi e
njofin vėndin dhe qi kanė dijeni mbi aspiratat e popullatės lokale. Por duhet tė kemi parasysh se, ndėrsa bisedohej ēashtja e kufijve tė Shqipnis, duhej evitue me ēdo mėnyrė nji konflikt i hapėt nė mes tė fuqive tė mėdha. Pra, nė qoftė se marrėveshtja rreth Shqipnis u sigurue pa prishė harmonin nė mes tė fuqive tė mėdha, atėhere mund tė themi se ky ka qend nji
sukses i vėrtetė nga pikpamja e interesit jetik tė paqes nė Europė."
 

Lufta e Shkodrės

Megjith qi Konferenca e Ambasadorve vendosi qi Shkodra t'i mbetet Shqipnis, Kral Nikolla nuk ndigjoi me u pėrulė.
Kambėngulja e tij kapėrcente kufijt e arėsyes mbasi edhe Cari i Rusis nuk e pėrkrahte ma. Nji komunikatė zyrtare e Ministris sė Jashtme tė Petersburgut i bante tė njoftun publikut rus kompromisin qi u pėrfundue me Austro-Hungarin pėrsa i pėrket Prizrenit, Pejės, Dibrės. "Me gjith qi tė banuem nga Shqiptarė, thoshte komunikata, kta qytete kanė qenė ma parė
sllave dhe prandaj iu dhanė Serbis. Rusija pranoi qi Shkodra t'i mbetet Shqipnis mbasi asht nji qytet thjesht shqiptar dhe selija e nji keyepeshkopate katolike. Raportet e Konsullit rus nė Shkodėr tregojnė qartė se Mali i Zi nuk ka qenė nė gjendje me asimilue disa mijė Shqiptarė, Katohke dhe Muslimanė, qi banojnė mbrenda kufijte tė tij tash 35 vjet."
Kral Nikolla, i pikėlluem, i dėrgoi Carit tė Rusis nji mesazh personal ku i thoshte:"Zemra e madhe sllave e Madhnis Tuej do tė jet krenue me triumfet e ushtarve tė mij, por duket se Madhnija e juej duhet tė marri vendime, tė cilėt janė kundėr interesave ma tė shenjta tė vėndit tem. Madhnija e juej ka nėnshkrue nji marrėveshtje qi len Shkodrėn mbrenda kufijve tė Shqipnis."1
Kral Nikolla ishte aq ma tepėr i pangushėllueshėm mbasi kishte bindje tė plotė qi Shkodra do t'i dorzohej ushtėris malazeze. Objektivisht, kjo shpresė ishte e pathemeltė. Mizorit sllave nė tokat e pushtueme, tue vra, tue pre e tue plaēkite pa dallim feje, kishin bashkue Shqiptarėt sikur ndodhė githmonė kur gjinden pėrballė rrezikut tė huej. Shpallja e pamvarėsis nė Vlonė kishte ndezė flagėn e atdhedashtunis, ndėr malėsorė e qytetarė, tue i nxitė me u bashkue me bashkatdhetarėt e lirė. Mbrojtja ushtarake e Shkodrės ishte sigurue mirė, mbasi
garnizonit tė komanduem nga Husein Riza Pasha i ishte shtue nji divizion rezervistėsh nga Shqipnia e Mesme.
Divizioni kishte nė krye Esad Toptanin, i dli kishte qenė komandant ushtėrije ndėn regjunin e "Zhonturqve". Ushtarė dhe civilė kishin vendosė me qėndrue deri nė pikėn e fundit, pa marrė parasysh bombardimet, mungesėn e ushqimit,pusimet gjithfarėsh.
Kishte kalue ajo kohė kur ushtarėt Malazes mburreshin se do t'i thernin si berrat Shkodranėt qi kishin rezistue, dhe gjuha shqipe nuk do tė flitej ma, pa kalue as dy vjet. Por, megjithqi sulmet kishin ndjekė njani tjetrin me nji furi tė tėrbueme, Shkodra kishte qėndrue e patundun dhe Kral Nikolla po hante vehten prej marazit;tue pa se preja po i shpetonte nga dora, ai urdhnoi artilerin ma terrorizue popullatėn civile me bombardime tė rėndomta dhe tė vazhdueshme, tue vra gra, pleq e femije.
Kjo mase barbare idhnoi fort konsuj't e huej nė Shkodėr, tė cilėt protestuen zyrtarisht pranė komandės malazeze. Nikolla shpalli, pa qeshun, se Shkodra ishte nji qytet i fortifikuem.Opinioni publik nė Britanin e Madhe filloi me kuptue se Kral NikoIIa nuk ishte ai dashamirėsi i Shqiptarve qi trumbetonte propaganda e tij nė kryeqytetet e Europės.
Ai kishte dalė me zaptue toka tė begatėshme pa asnji tė drejtė dhe nuk po ngurronte me kundėrshtue nji vendim tė fuqive tė mėdha kur nuk i vinte pėr shtat. Gazetari anglez H. Nevinson, nji mik i sė vėrtetės, shkruente: "Taktika e pėrkrahėsve tė Malit tė Zi nė kėt ndėrmarije tė paturpėshme pėr me zaptue toka tė hueja asht me pėrzie Shqiptarė dhe Turq. Kurse
tash qi Shqipnija ka shpallė pamvarėsin e saj, ky konfuzion asht ma i pajustifikuem se kurr. Teza zyrtare e Malit tė Zi asht se Shkodra ka qenė qendėr sllavizmi nė tė kaluemen dhe se ai ka tė drejtė me e pasė, kurse ushtarėt Malazes mburren se do ta zgjidhin ēashtjen shqiptare tue vra meshkujt, tue detyrue grat me u martue me Sllavė, tue stėrvitė fėmijėt nė shkolla sllave,
dhe tue persekutue Myslimanė e Katolikė! Tue folė nė Dhomėn e Komuneve, inistri i jashtem britanik, Sir Edward Grey tha: "Po tė jet se rrethinni i Shkodrės do tė vazhdojė edhe mbasi fuqit e mėdha tė ken marrė nė dorė fatin e atij qyteti, po tėjet se gjakderdhja e shkaktueme nga ky
rrethim nuk do tė pushojė, njerės tė pafajshėm do tė bijen viktima tė kėsaj sjelljes kriminale dhe shteti pėrgjegjės pėr

ANDON ZAKO ĒAJUPI (1866-1930)

kto mizorina dhe vuejtje do tė bjerrė ēdo simpathi nė .vėndin tonė."
As deklaratat zyrtare, as notat diplomatike nuk patėn efekt mbi Kral Nikollėn, i cili kishte vendos me zaptue Shkodrėn edhe sikur tė shuhej e tanė popullata e qytetit. Qeverija austriake u bind se kishte ardhė koha me veprue pėr tė prue nė vėnd vendimin e fuqive te medha. Vjena bani demarshe pranė kryeqyteteve tė Europės pėr nji ndėrhyije kolektive/ me qėllim qi me detyrue Sėrb e Malazes me terheqė menjiherė trupat e tyne nga tokat qi Konferenca e Ambasadorve i kishte njoftė Shqipnis. Britanija e Madhe perkrahu pa rezervė iniciativen e Austro-Hungaris. Po at qendrim morėn edhe fuqit e tjera. Si hap tė parė, qeverija austriake dėrgoi nji skuadėr luftanijesh nė bregdetin e Malit tė Zi. Mandej u pa e arėsyeshme qi Italija tė merrte pjesė nė kėt demonstratė navale, Ma nė fund u bashkuen edhe shtetet e tjerė pjesėmarrės nė Konferencėn e
Ambasadorve tė Londrės dhe luftanijet angleze dhe gjermane hudhėn ankorėn n,ė ujnat toksore tė Malit tė Zi. Vetėm Rusija refuzoi me shkue aq larg kundėr satelitve tė saj nė Balkan. Shpresohej se nji notė e rė dėrgue nė kto rrethana do tė bante efektin e duhun edhe mbi lėkurėn e trashė tė KralNikollės.Sir Edvvard Grey deklaroi nė Dhomėn e Komuneve se Britanija e Madhe, bashkė me fuqit e tjera europiane, kishte marrė vendimin qi Shqipnija tė jet e pamvarun mbrenda kufijve tė caktuem dhe ky vendim duhej respektue prej tė gjithve. "Lufta qi bahet sot nė Shqipni, vijoi Ministri i jashtem britanik, nuk asht ma nji luftė ēlirimtare. Operacionet e Malit tė Zi kundėr Shkodrės kanė gjith tiparet e nji lufte zaptimesh, prandaj simpathija qi ndjenim nė fillim pėr Malazezėt duhet t'i shkojė tash popullatės sė Shkodrės, qi asht tue vuejtė aq shum."
Pėr Shkodranėt e shumvuejtun, pranija e luftanijeve europiane karshi skelės sė Ulqinit ishte si nji rrezė drite nė mes tė errėsinės. Pritej ēdo dit qi rezistenca e tyne heroike dhe sakrificat e panumurta tė kunorėzoheshin me sukses. Komandanti i garnizonit, Husein Riza Pasha, tue u pėrulė pėrpara vetmohimit tė nji populli qi preferonte me vdekė, sesa me u dorzue,
propozoi qi Shkodra tė shpallej qytet shqiptar dhe flamuri kuq e zi tė valonte nga ballkoni i bashkis. N'at kohė ndodhi nji ngjarje tragjike, qi asht nJ'i njollė e zezė nė historin tonė kombėtare. Nji mbrama, tue u kthye nė shtėpi, mbasi kishte qenė i ftuemi pėr darkė i Esad Toptanit, Husein Riza Pasha u vra nė mes tė rrugės. Vrasėsi ishte Osman Bali, nJeriu besnik i Esad
Toptanit. Me sa di vet, nuk asht ba nji gjyq ose anketė zyrtare pėr tė zbulue tė vėrtetėn rreth kėsaj vrasje tradhtare, pikėrisht kur Europa mundohej me na ardhė nė ndihmė. Por opinioni publik shqiptar dėnoi moralisht Esad Toptanin dhe ngjarjet e mavonėshme e konfirmojnė kėt dėnim. Besohej se Esadi ishte marrė vesht tinez me Shkjaun pėr me i dorzue Shkodrėn, tue
sigurue pėrkrahjen e tij qi tė bahej ai vet sundimtar i Shqipnis sė Mesme. E vėrteta asht se pak dit mbas vrasjes sė Husein Riza Pashės, pikėrisht me 21 prill 1913, Esad Toptani i dėrgoi haber komandantit tė Kral Nikollės se donte "me dorzue Shkodrėn mbasi mungonte ēdo gja". Marrėveshtja u nėnshkrue po at dit afėr mesnate. Prind Danilo hyni nė Shkodėr nė krye tė ushtėris malazeze me 24 prill, tue marrė ēelsat e qytetit nga dora e Esad Pashės. Esad Toptani, jo vetem qi nuk u zue rob, por u lej'ue tė largohej me nderime ushtarake nė krye tė divizionit tė tij, ushtarė tė rezervės ose "redif'. Ndėrkaq, nė Shkodėr agj'entėt e Kral Nikollės filluen me terrorizue civilat pėr me i detyrue tė nėnshkrueJ'nė lutje drejtue fuqive tė mėdha, tue kėrkue qi tė jetojnė ndėn pushtetin e Shkjaut. Ata u gjetėn pėrballė nji refuzurd unanim si nji mur kalaje.
Autoritetet Austro-Hungare u pezmatuen dhe u merziten fort nga dorzimi i Shkodrės, pikėrisht kur inidativa e tyne pritej rne pėrfundue me sukses. Por fakti i kryem i shkeljes sė Shkodrės nga ushtėrija malazeze nuk i ndihmoi Kral.
Nikollės, mbasi Europa i kishte kuptue dhelpnit e tij dhe nuk e merrte ma seriozisht.Viktimat dhe rrėnimet e shkaktueme nga rrethimi, qi vazhdoi mase gjashtė muej, ishin me tė vėrtet tė papėrshkrueshme. Miss Durham, e dla hyni nė Shkodėr mbas ngritjes sė rrethimit shkruen: "Shtėpijat e rrarshueme dhe dvilat e plagosun konfirmojnė protestimet e Konsujve dhe tė Arqipeshkvit, se bombardimet e artileris malazeze synojshin me shfarue popullatėn dvile. Gjylet e topave kishin ra mbi shkollat, kishat, spitalet dhe konsullatat, nė vėnd qi me u dreJ'tue kundėr kalas dhe kazermave. Katedrales nuk i kishte mbetė asnji grimė prej shkėlqimit tė maparshėm ... Nė shtėpijat ma tė vorfna banorėt ishin shtrie pėrtokė, nė pikėn e fundit tė mizenes. Tė
rrethuemit nuk kishin lanė gja tė gjallė pa hangėr: breshka, bretkoca, kėrmij, uriqe ... Disa kishin hangėr edhe barishte pak a shum helmuese, ose kishin dashtė me gatue bukė me farė lini... Pashė nji burrė qi u rrėzue nė rrugė dhe vdiq sakaq; mė takoi me i dhanė ushqim nji fėmije qi dukej si skelet."*Kjo gjendje do tė kishte vazhdue derisa tė mos mbetej njeri g)allė nė Shkodėr, sikur okupadoni i ushtėris malazeze tė mos kishte marrė fund mbrenda pak ditve. Pėr fat tė mirė, fuqit e mėdha ngulėn kambė kėt herė, qi vendimi i tyne tė zbatohej pa u impresionue nga "triumfi i armėve malazeze". Fletorja Times propozoi qi Shkodra tė okupohej nga nji kontingjent i flotės ndėrkombėtare, garumbullue nė urnat e Adriatikut. Pėrballė qėndrimit unanim tė fuqive europiane, Kral Nikollės nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me u pėrulė.
Komandant i forcės ndėrkombėtare Vice-Admirali britanik Burney muer Shkodrėn 1. Miss Edith Durham - The Struggle for Scutari, p.280. nė dorzim me 14 maj '1913. Administrata e qytetit iu ngarkue nji komisioni ndėrkombėtar. Flamuri i Malit tė Zi u zavendėsue me flamuret e fuqive europiane nė kalan e Rozafatit. U formue nji kėsHll i bashkis, me 6 antarė Muhamedanė dhe 6 Katolikė. Mė 26 maj Vice-/ dmirali Burney pranoi 130 krenė tė bajrakeve tė Hotit, Grudės, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. Ata kėrkuen qi Hotidhe Gruda tė mos ēkėputeshin nga tė pes
Bajraket pėr me iu dorzue Malit tė Zi. Ata theksuen se, po tė mos respektohej vullneti i kėtyne bajrakeve me jetue si Shqiptarė, gjaku do tė vazhdonte me u derdhė nė Malėsi. Admirali britanik nnuer pėrsipėr me ia transmetue kėt kėrkesė qeveris sė tij.
Parija e Malėsis u kėnaq me kėt premtim dhe njani prej tyne shpalli se takimi nne admiralin britanik do tė mbetej i paharrueshėm.