VIKTIMAT

ENVER HOXHA (16 tetor 1908 - 11 prill 1985)

DY HERĖ HERO I POPULLIT DHE HERO I PUNĖS SOCIALISTE

Udhėheqės i madh e i lavdishėm i PPSH-sė, PRS tė Shqipėrisė dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė ( mė vonė Parti e Punės sė Shqipėrisė ). Prijės legjendar, organizator e strateg i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimitare e i revolucionit profesionist popullor. Themelues e Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė. Krijues e drejtues i pushtetit popullorė, burrė shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipėrisė Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndėrkombėtar dhe i luftės ēlirimtare tė popujve tė shtypur. Figura mė e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tėrė jetėn ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar.

Dy herė Hero i Popullit dhe Hero i Punės Socialiste.

Enver Hoxha lindi nė Gjirokastėr mė 16 tetor 1908, nė njė familje me tradita tė njohura patriotike. Fėmijėrinė dhe rininė e hershme (1908-1927) i kaloi nė njė mjedis familjar e shoqėror tė lidhur ngushtė me luftėrat pėr ēlirimin kombėtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet qė quan nė Shpalljen e Pavarėsisė dhe mė pėrpjekjet pėr sigurimin e ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė nga synimet e shovinistėve fqinjė. 

Pasi pėrfundoi shkollėn qyetėse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet nė Liceun fracez, nė fillim nė Gjirokastėr (1924-1927) dhe mė pas nė Korēė (1924-1930). Nė kėtė periudhė, nxėnės i zellshėm, i etur pėr dije e kulturė, ai u formua edhe si njė i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqėrisė pėrparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez tė qershorit 1924. Pas kthesės kundėrrevolucionare dhe ardhjes nė fuqi tė A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do tė rreshtohej me forcat kundėrshtare tė regjimit obskurantist e mesjetar qė sundonte nė Shqipėri. 

Nė mėnyrė tė veēantė, vitet e qėndrimit nė Korēė (pėr tė pėrfunduar Liceun) luajtėn njė rol tė madh pėr formimin dhe edukimin revolucionar tė tė riut Enver Hoxha. Kėtu ai u afrua me punėtorėt korēarė, pėrmes tė cilėve ra nė kontakt me literaturė dhe u lidh me lėvizjen e atėhershme komuniste. 

Pas pėrfundimit tė Liceut me rezultate tė larta, nė tetor 1930 fiton tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet universitare, por nė kundėrshtim me dėshirat dhe pasionin e tij pėr shkencat politike e historike, bursa iu dha pėr nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės (specialiteti i biologjisė) nė Universitetin e Monpeljesė nė Francė. Nė mars tė vitit 1934 i ndėrpritet bursa nga mbretėria zogiste dhe shkon nė Paris ku qėndron gjer nga fundi i vitit 1935. 
Pėr tė siguruar mjetet mė minimale tė jetesės kryen punė tė rėndomta dhe njė kohėsisht ndjek leksionet nė Fakultetin e Drejtėsisė, futet nė ambientėt e punėtorėve parisienė, frekuenton klubet e edukimit marksist tė Partisė Komuniste tė Francės, krijon lidhje me organin e KQ tė PKF-sė "Ymanite". Mė pas arrin tė sigurojė punė nė Bruksel, por pas disa muajshė (nė fillim tė verės 1936) pushohet nga qeveria shqiptare pėr pikėpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrėn e vetme tė konsullatės e kishte mbushur me literaturė marksiste. 

Nė korrik tė viti 1936 kthehet pėrfundimisht nė atdhe dhe prej kėtyre momenteve i pėrkushtohet luftės pėr ēlirimin e popollit. Betimi qė bėri mė 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit nė Gjirokastėr se ai dhe gjithė tė rinjtė do tė luftonin "pėr njė Shqipėri mė tė mirė", "pėr mbarėvajtjen e atdheut", "pėr bashkimin e vėrtetė tė kombit", ishte njė program lufte pėr tė. 

Pasi mbetet muajė tė tėrė pa punė, pėr njėfarė kohe jep mėsim si pedagog i jashtėm nė gjimnazin e Tiranės, kurse nė prill tė vitit 1937 mundi tė siguroj njė vend si profesor nė Liceun e Korēės, ku shumė shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" tė Korēės, dhe me horizontin teorik e veprimtarinė e tij praktike, bėhet njė ndėr anėtarėt mė aktivė e mė me perspektivė tė lėvizjes komuniste tė Shqipėrisė. 

Nė pragun e pushtimit fashist tė Shqipėrisė ( prill 1936 ), sė bashku me gardėn e vjetėr tė komunistėve korēarė, Enver Hoxha veproi me tė gjitha forcat pėr mobilizimin e vullnėtarėve, pėr organizimin kudo tė qėndresės popullore dhe udhėhoqi demonstratat e gjėra qė shpėrthyen edhe nė Korēė si anembanė Shqipėrisė. 

Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjė qė u ra nė sy tė fashistėve, tė cilėt nė dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundėr regjimit". Me kėrkesėn e tij dhe me vendim tė qėndrės sė Grupit Komunist tė Korēės, nė janar tė v. 1940, Enver Hoxha u dėrgua nė Tiranė me detyrė tė zgjeronte mbi baza tė shėndosha veprimtarinė e grupit. Qė nė kėto momente pėr Enver Hoxhėn nis rruga e gjatė, vėshtirė dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist. 

Dega e Grupit Komunist tė Korēės nė Tiranė, me Enver Hoxhėn nė krye, u kthye nė njė qėndėr tė rėndėsishme tė lėvizjės komuniste antifashiste nė kryeqytet. Deri nė tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinė e tij me "profesionin e shitėsit-tregtar" nė dyqanin "Flora", kurse pas demonstratės sė 28 tetorit u hodh nė ilegalitet. 

Merita mė e madhe historike e Enver Hoxhės pėr kėtė periudhė qėndron nė faktin se ai e kuptoi thellė domosdoshmėrinė jetike tė krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, si kusht vendimtar pėr mobilizimin, organizimin dhe udhėheqjen e popullit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror. Shumė shpejt krijoi lidhje tė shėndosha me militantė tė tillė komunistė si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe sė bashku me ta luftoi pėr krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. 

Mė 8 nėntor 1941, pas dy vjetėsh pune tė palodhur e tė ndėrprerė nė kushtet e rėnda tė terrorit fashist, Enver Hoxha bashkė me komunistėt e vėrtetė shqiptarė kryen veprėn mė tė madhe: themeluan Partinė Komuniste tė Shqipėrisė, udhėheqėsen besnike qė do t'i tregonte popullit rrugėn e luftės pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. 

Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nėntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhėn anėtar tė Komitetit Qendror tė Pėrkohshėm dhe, ndonėse nuk u caktua asnjė sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punėve tė KQ tė Pėrkohshėm. Dorės sė tij, nė bashkėpunim me Qemal Stafėn, i takojnė dy dokumentet e para programore tė PKSh, ku pėrcaktohen bazat politike e organizative tė Partisė: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ tė PKSh drejtuar popullit shqiptar". Mė 23 nėntor Ai merr pjesė dhe drejton nė emėr tė KQ tė PKSh, mbledhjen pėr themelimin e Organizatės sė Rinisė Komuniste Shqiptare. 

I njohur nė Parti e nė radhėt e simpatizantėve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herė si punėtor e herė si tregėtar e intelektual, ai gjatė gjithė dimrit 1942, nė kushtet e terrorit e tė ilegalitetit mė tė rėndė zhvillon njė veprimtari tė dendur e tė fryshme revolucionare nė kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer nė maj 1943 vepron kryesishtė nė zonėn e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korēės, Skraparit, Pėrmetit, Beratit etj. 

Tė gjitha ngjarjet e shėnuara e jetike tė Partisė e tė popullit gjatė viteve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare kanė vulėn e mendimit e tė veprimit tė shquar revolucionare tė Enver Hoxhės. Me inisiativė e nėn drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje tė rėndėsishme si: Konsulta e Parė e Aktivit tė PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtėzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parė e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila pėr problemet e mėdha qė analizoi zgjodhi Enver Hoxhėn anėtar tė Byrosė Politike dhe Sekretar tė Pėrgjithėshėm tė PKSh. 

Enver Hoxha, nė krye tė Partisė, zhvilloi njė punė tė pandėrprerė pėr krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, pėr t'i bėrė kėto tė ndėrgjegjshme e pėr t'i bashkuar nė njė lėvizje tė fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezės ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativėn e PKSh e personalisht tė Enver Hoxhės, hodhi themelet e Frontit Nacionalēlrimitar, si njė organizatė politike ku do tė realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nėn udhėheqjen e PKSh. 

Nė krye tė KQ tė PKSh, Enver Hoxha pėrpunoi dhe udhėhoqi zbatimin e vijės ushtarake tė Partisė pėr organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes sė armatosur nė tė gjitha anėt e atdheut dhe pėr krijimin, nė luftė e sipėr, tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒ ( korrik 1943 ) e mė pas Komandant i Pėrgjithshėm i UNĒ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithė aftėsitė e talentin e tij pėr krijimin, rritjen e kalitjen e UNĒ Shqiptare, si njė ushtri e popullit. Ai dha njė kontribut tė shquar pėr fitoren historike ė Luftės Anitfashiste Nacionalēlirimtare: ēlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. 

Mė 28 Nėntor 1944, pas 5 vjetėsh lufte e pėrpjekjesh titanike, Qeveria e parė demokratike popullore e Shqipėrisė, me kryeministėr Enver Hoxhėn, hyn nė Tiranėn e lirė. 

Enver Hoxha ngriti kurdoherė lartė zėrin e tij tė fuqishėm nė mbrojtje tė tė drejtave kombėtare e demokratike qė u takojnė vllezėrve shqiptarė tė Kosovės me troje. Pėr kėtė qėndrim parimor, tė drejtė e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarėt kosovarė konsiderohet udhėheqės shpirtėror pėr ēlirim e ribashkim kombėtar. 

Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte njė humbje e rėndė pėr Partinė e Punės sė Shqipėrisė, populli shqiptar, lėvizjen revolucionare tė Kosovės dhe lėvizjen punėtore e komuniste ndėrkombėtare. 

Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave tė shokut Enver Hoxha. Janė botuar 46 vėllime. Krahas tyre janė botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe njė varg veprash tė veēanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi ėshtė antikomunizėm" (1980). Gjithėashtu janė botuar edhe njė seri librash me kujtimet e shėnimet Historike tė Heroit tė Kombit - Enver Hoxha, si: "Mė Stalinin", "Hrushovianėt" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė" (1982), "Titistėt" (1982), "Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re" 1984. Nga ditari politik i kėtij burri tė madh tė kombit tonė janė botuar vėllime mė vete: "Shėnime pėr Kinėn" (1979), "Shėnime pėr Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985). 

Shumė nga veprat e Enver Hoxhės janė botuar e ribotuar nė gjuhė tė huaja dhe kan ngjallur njė interes vėmendje tė veēantė nė radhėt e revolucionarėve, popujve dhe proletariatit botėror.

Figura e Enver Hoxhės ėshtė njė figurė e madhe poliedrike. Nuk ka fushė aktivitetit politik, ideologjik e shoqėror tė PPSh e shtetit qė tė mos jetė shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhėheqėse. Nė krye tė Partisė, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tėrė jetėn deri nė ēastin e fundit pėr tė mirėn e begatinė e Shqipėrisė, si: udhėheqės, revolucionar, komandant ushtarak, burrė shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalėzjarrtė, mik i njėrzve tė thjeshtė, udhėheqės e inspirator i rinisė kosovare, dhe ideolog e klasik i pestė marksizėm-lininizmit.

Figura e Enver Hoxhės ka qenė, ėshtė dhe gjithėmonė do tė jetė njė burim frymėzimi pė gjithė popujt e shtypur, proletariatin botėror dhe atdhetarėt e revolucionarėt shqiptarė qė luftojnė pėr ēlirim kombėtar e shoqėror.

VDEKJA, VARRIMI DHE Zhvarrimi I BABAIT TIM, ENVER HOXHĖS

Pėrpara se tė pėrshkruaj mbresat pėr kėtė ngjarje, qė ka qenė mė e hidhura nė jetėn time, po shkruaj shkurtimisht mė pėrpara pėr momentin e vdekjes, pėr varrimin e pastaj pėr zhvarrimin. Mė 9 prill, rreth ores 9 tė mėngjesit, babai pėsoi njė ata nė zemėr dhe ra nė koma. Mamaja, qė i rrinte pranė si pėrhere, menjėherė lajmėroi mjekėt. Ata erdhėn nė moment, mbasi ishin nė gatishmėri, pėr vetė gjendjen shėndetėsore tė rėnduar tė babait. Ata e vunė pėrsėri zemrėn nė funksionim, por ai nuk doli mė nga koma.
Unė isha nė punė. Mė lajmėruan dhe menjėherė shkova nė shtėpi. E gjeta nė krevatin e tij, me plot aparatura rrotull. Njė lėmsh m’u blodh nė grykė. E pėrkėdhela nė kokė dhe i thashė:
”Babai, jam Lilo!”
Orėt kalonin, por gjendja s’ndryshonte, shpresat nė vetvete po mė humbėsnin. Herė pas here ulėsha pranė krevatit, ia kapja dorėn dhe thosha me vete:
”Patjetėr qė ai e ndien prekjen time, e ndien qė mė ka pranė”. I flisja, me shpresė se mė dėgjonte, pavarėsisht qė ai nuk mė pėrgjigjej. Kjo gjendje zgjati deri mė 11 prill, reth ores 2 tė mėngjesit, kur pėrfundimisht zemra e tij pushoi sė rrahuri. Unė sapo kisha rėnė tė pushoja pak mbi krevat me gjithė rroba, se kisha dy ditė qė nuk flija. U ngrita menjėherė dhe skova nė dhomėn e tij. E putha: ishte lamtumira e fundit. Pas kėtij momenti intim, nu do tė kisha mė rast tė rrija vetėm me tė, sepse cerimonia e varrimit nuk do tė na lejonte: Ai nuk na pėrkiste vetėm neve, por popullit tė tij.
U ktheva nė dhomėn time, qava pėr t’u ēliruar nga dhembja e madhe qė ndieja, por e mblodha veten sepse duhej t’ua thosha fėmijėve, qė ishin tė vegjėl, 10 vjeē dhe 6 vjeē, ndėrsa Besmiri ishte 3 muaj dhe nuk kuptonte gjė. Ishte njė ngjarje e rėndė dhe pėr ta. Gjyshi, qė e donin dhe i donte aq shumė, nuk ishte mė.
Nė mėngjes, pėrpara derės sė shtėpisė, ishin mbledhur tė gjithė. Babai po dilte pėr herė tė fundit nga shtėpia e tij. Pėrpara derės nuk qėndronte “benzi” i zi, por “benzi” i bardhė ambulancė. Nuk po shkonte nė zyrė, por nė morg. Shoferi qė po ngiste ambulancėn qe po ai, Myslimi. Mamaja, kur i mbyllėn derėn, i tha duke qarė:
” Myslimi, ku po e shpie sot!”
Ndėrsa ai nuk jepte dot pėrgjigje nga tė qarėt.
Mė pas ēdo gjė ėshtė publike. Cerimonia nė Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatė i njerėzve s’u shkėput pėr disa ditė. Lamtumira qė i jepte populli nė heshtje e duke qarė, me arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, tė mbuluar me flamurin kombėtar. Cerimonia nė sheshin “Skėnderbej” dhe pastaj varrimi nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit”.
”Tė rėnėt” kėtė herė ishin “ngritur nė kėmbė” se prisnin komandantin e tyre. Sa e sa herė i kishte vizituar komandanti i tyre ata, kudo nėpėr Shqipėri, jo vetėm nė Tiranė, duke u thėnė:
”Pushoni tė qetė, gjaku qė derdhėt, ideali pėr tė cilin luftuat, nuk shkoi kot”. Populli e pėrcolli Enver Hoxhėn nė banesėn e tij tė fundit me dhembje, duke qarė, gjė qė tregoi se ai kishte punuar gjithė jetėn pėr ta. 

Por le tė kthehemi tek zhvarrimi, tek ky akt makabėr.
Nė njė nga ditėt e para tė majit tė vitit 1992, nė orėn 21, trokiti dera e shtėpisė. E hap. Njė person i panjohur mė dorėzoi njė zarf me njė shkresė nga bashkia dhe pastaj u zhduk si era. Mbylla derėn dhe hapa zarfin. Brenda gjeta njoftimin qė na bėhej ne, familjarėve, se tė nesėrmen, nė ora 6.00 tė mėngjesit, duhej tė paraqiteshim nė varrezat publike tė Sharrės, sepse do tė bėhej (ri)varrimi i zotit Enver Hoxha.
Si kishte mundėsi?! Tė tė lajmėrojnė nė ora 21.00 tė natės qė tė paraqitesh nė ora 6 nė mėngjesit, pa dalė dielli akoma, pėr njė gjė kaq trodnitėse?! Si kishte mundėsi qė zhvarrimi tė bėhej fshehurazi, natėn, pa prezencėn e familjarėve?!
Ishte njė moment i vėshtirė pėr familjen tonė. Nėnėn 70-vjeēare e kishin marrė nė qeli. Kushedi sa do tė mėrzitej e do tė dėshpėrohej atje nė qeli, e vetmuar, kur ta merrte vesh kėtė gjė.
Lajmėrova vėllain dhe Klemin, gjetėm njė makinė dhe u nisėm menjėherė pėr tek Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit. Policia kishte bllokuar hyrjen pėr te varrezat dhe nuk lejonte tė kalonte njeri.
”Kemi urdhėr ng lart tė mos lejojmė njeri”, m’u pėrgjigjėn.
Ndėrsa unė u thashė:
”Nuk mė ndalon dot njeri tė jem pranė babait tim kur tė zhvarroset”.
Ata lajmėruan dhe, duke parė insistimin tonė, na thanė qė tė shkonim nė shtėpi dhe, kur ta nxirrnin, do tė na lajmėronin qė tė shkonim. Natyrisht, vendi ynė atė natė nuk ishte shtėpia, por sa mė pranė babait. Gjithė atė natė e gėdhimė tek dera e varrezave. Lart, nėn dritėn e prozhektorėve, punohej me intensitet. Dėgjoshein zhurma e matrapikėve (pistoletave tė minatorėve). Mė pas pushuan dhe njė makinė u largua me shpejtėsi. Ishin thyer instrumentet qė duhej tė ēanin betonin pėr tė hapur varrin.
Pas dy orėve kishin gjetur instrumente tė tjerė, kushedi se nė ēfarė miniere. Nuk po e realizonin dot “planin” qė nė ora 6, pa lindur dielli, tė kishte pėrfunduar zhvarrimi dhe varrimi. Ngutje e madhe, sepse kishin shumė frikė nga lindja e diellit. Punėt e pandershme gjithmonė bėhen fshehurazi, natėn, pa praninė e njerėzve.
Mbas shumė mundimesh, rreth orės 10, nė makinė zyrtare iku me shpejtėsi pėr tė lajmėruar eprorėt pėr pėrfundimin. Siē mė thanė mė vonė, kur e nxorrėn, ata ishin bėrė tė verdhė si limoni. Ndėrmjet tyre kishte dhe doktorė pėr tė vėrtetuar plotėsisht qė Enver Hoxha ishte aty, i vdekur, dhe ata mund tė vazhdonin punėn qė kishin nisur. Por u befasuan, sepse ai nuk ishte prishur fare, u ngjau si i gjallė.
Ka shumė mėnyra qė njė njeri tė tė duket i vdekur apo i gjallė.
Na thanė qė mund tė shkonim tek arkivoli. Shkuan. Ē’tė shihnim?! Aty ishte njė kantier zhvarrimi. Rreth 10 zhvarrosje, dhjetė gropa. Njerėzit qė kishin punuar ishin shumė tė lodhur. Nuk ishin mėsuar tė bėnin tė tillė punė.
Iu afruam arkivolit tonė. Ora ishte 11. Gjėja e parė ishte tė siguroheshim qė babai ndodhej aty dhe nuk e kishin hequr. Qė prej atij momenti unė nuk iu ndava mė arkivolit.
E morėm dhe e ēuam nė varrezat e popullit. Aty pėrsėri gjetėm 10 varre tė hapur. Varret nuk kishin as pllaka ēimentoje. Na thane: nuk kemi. E varrosėm direkt nė dhe.
Nga dita e parė e nė vazhdim, pranė varrit tė tij bėnin roje disa veteranė, ish-partizanė. Ata ruanin komandantin e tyre. Nga ata qė e zhvarrosėn mund tė pritej ēdo gjė.
Pas disa ditėsh na u desh ta nxirrnim edhe njė herė arkivolin. Kėtė radhė ia rregulluam varrin me pllaka betonarme, duke i salduar, ndėrsa nga jashtė vendosėm qė varri tė jetė krejtėsisht i thjeshtė.
Ky zhvarrim makabėr u bė nė prag tė 5 majit, ditė sė dėshmorėve. Pushtetarėt mė tė lartė do tė vinin kurora nė varrezat e dėshmorėve, tek monumenti “Nėne Shqipėri”. Por nuk mund t’i vendosnin po tė ishte aty Enver Hoxha, po tė ishin komandantėt e tjerė tė luftės nacionalēlirimtare.
Do tė nderonte tė rėnėt (ish)-presidenti Sali Berisha, ai qė dekoroi kriminelėt qė vranė e prenė partizanė dhe popull, pa pėrjashtuar gratė dhe fėmijėt. Do tė nderonte Pjetėr Arbnori, (ish)-kryetar i Kuvendit Popullor, bir fashisti. I ati i tij i luftoi partizanėt. Do tė nderonte tė Rėnėt Alaksandėr Meksi, (ish)-kryeministri qė drejtoi Shqipėrinė drejt shkatėrrimit total, pėr tė cilin ne tė gjithė jemi dėshmitarė.
Ē farė hipokrizie dhe ironie!
Por cerimonia u dėshtoi. Aty ku ishte varri i Enver Hoxhės vendi ishte rrethuar nga shumė tė rinj, qė kishin vendosur mjaft lule dhe njė flamur tė madh kombėtar. Ata dhe shumė familjarė tė dėshmorėve filluan tė bėrtisnin:
” Ikni, bėni homazhe tek varrezat tuaja. Kėto janė tė bijve, vėllezėrve e motrave tona. I lini tė qetė dėshmorėt!”
Pushtetarėt e panė revolitimin e njerėzve dhe as ceremoninė nuk e mbaruan dot.
Kujtova se tani, sė paku, varri do tė ishte “mė personal”, por jo! Shumė njerėz shkojnė atje jo vetėm nė ditėt e tij tė shėnuara, po madje kthehen edhe nė ditė tė zakonta e vėnė ndonjė tufė lule, apo ndezin qirinj tek ky varr i thjeshtė, qė ėshtė varri i Enver Hoxhės.  FUND