I
pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cil
jetonte nė nji kohė me fatosin tonė kombėtar. Barleti ishte nji prift
katolik nga
Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė
cilėt i kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe fitoret e tė parit tė tyne,
Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin me studjue dokumentet
zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pu shtimit tė
Shkodrės prej Turqve.Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė gjuhėn latine
dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė,
G.Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut
tė shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e
pagėsoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante
datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe citatat qė
pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili
ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dheluftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun.
Ai jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes sė heroit t'onė dhe mandej u
vendos nė Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe
trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku kallzon
historin e Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.
Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė
veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen
pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė arkivat e Vatikanit,
Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie nji dritė tė
re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme
dhe fort tė gjata qė shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga
Turqėt. Disa tė tjerė si
Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn
biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn ma tė madhe dhe ma tė vlefshme
e banė eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė
bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr
monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve.
Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skėnderbeut",
e cila gėzoi menjiherė nji popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi
pėrmendsh nga nxariėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani
mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun.
Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji
thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me
titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVėme siėcle". Kjo u
botue nė formė libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė
botnore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė
gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr
shkencore e nji niveli shum tė naltė,sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat
e auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi
Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė
lidhje me epopėn tonė kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj vepre qėndron
nė orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet.
Mjerisht, tue dashtė me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste,
Imzot Noli sikur mundohet me e
futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi gueriljesh tė kohės sonė. Nga
ana tjetėr tue dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė i duket i
gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk
duket ma i bindėshėm.
Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet, as kohėn me i studjue vet burimet
origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky
kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė
pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera.
Kthimi nė KrujėGjergj Kastrioti, qė muer famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte
djali ma i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve
princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Mat
mė 1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412
mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda popullore, qė u thur mbas gojėdhanės,
thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur
priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e
tanė Shqipnija dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji kishte, kur lindi,
shenjėn e nji shpatė nė krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji
interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luejtė si
ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.
Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue
me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt
e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē. Kurse shifrat qė dhamė
ma sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18,
domethanė nji djal qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt
nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit.
Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng
nė duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik
nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti
flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman.
Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė, Sulltan MuratA i n detyroi tė katėr
djemt e Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane.
Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė
Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė
Lekės sė Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr emnat muslimane.
Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit.
Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė
tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės zgjoi interesimin e tij ma tė
madh. Porsa ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque nė lojnat
ushtarake nė mes tė gjith vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e
preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė i pėlqente ma tepėr. Nga pamja
fizike ishte i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje, me sy qė shkėlqenin
nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė mahnitshėm. Sulltan
Muratit i kishte ba pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosun
nė garat me armė.
Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte, ndėrsa vllaznit e tij duket se u
mbytėn nė nji mėnyrė qė nuk dihet mirė.
Skėnderbeu u ba komandant kavalerije nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė
disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi.
"Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu,
si Leka i Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet".
Mbas ēdo spedite Skėnderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe
plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės; ushtėrija e adhuronte;
komandantėt e tjerė e kishin zili.
Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve
vazhdonte akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432,
Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e cila pat si pasojė nji kryengritje
tė pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr.
Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipnis tre vjet me radhė
u shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e
krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuen
garnizonin turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani
dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi.
Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve
dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė, orvatja e Turqve me zaptue
Beratin me 1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare tė pathyeshme.
Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue
detyrimet qė kishte marrė kundrejt
Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr
nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm,
por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn
e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si i vetnu trashėgimtar i shtėpis
sė Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do tė
linte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste pronat e
familjes nga thonjtė e uzurpatorit. Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e
tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai ishte tue marrė pjesė nė nji
speditė ushtarake drejtue kundėr Kristianve t'Evropės, tė primun prej Vojvodės
sė Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet tė dy ushtėrive u zhvillue nė
Konovicė afėr Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji krah tė ushtėris
turke, pushoi sė luftuemi
dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye nė atdhe
pėr tė librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji
ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti
nė Krujė, Gjergj
Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr
invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė,
asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg"
tė
poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut
nė kėshtjellėn historike asht
pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė
Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe
shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare.
Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut
qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu
nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė
me siguri
se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon
drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse
pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe
titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė
hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė qė mbetet e pashpjegueshme nė
thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas
mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė
tokėn arbnore,i vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė
Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi
i vogėl, por nji djal i rritun nė votrėn atnore, i cili kishte kuptue
tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej. Asht rasti
me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn
amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga
enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe
shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė historin nė kallėpin e dogmave tė
thata marksiste mbi luftėn e klasave,
determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin materialist tė historis qė
predikojnė dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr
ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar, jeta e tė cilve asht pėrzie me
legjendė, mbasi pėr marksistėt historin e bajnė
"masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindėse, na do tė
preferojmė kallzimin e Barletit mbi kthimin e
Skėnderbeut nė Krujė.
Skėnderbeu
nė mes tė Turqve dhe Venedikut
Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e
shenjtė kundėr invaduesve mysliman,
Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė principatės sė Kastriotve ku
Sulltani kishte vendosė garnizone ushtarake tė
pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė
kufinin linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji
kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e ordhive anmike, tė cilat aviteshin
gjithnji nga ai drejtim. Tė gjith Turqėt dhe Shqiptarėt qė ishin kthye
muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu
urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo ishte e para gjakderdhje qė i dha
shkėndijė luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani kundėr dy Sulltanve
osmanlli. Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė Shqipnin shoqnoi kthimin e
Skėnderbeut nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh ushtarak kishte ra nė
veshin e ēdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogėl, i pasun a i vorfėn.
Kjo ishte arma e tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtė i
tė gjith Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me sukses
hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjith atyne qė ndodhėn.
Gjergj Kastrioti iu bani nji thime tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr
nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji
kuvend kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn sundimin e Venedikut. Nė
kuvėnd muerėn pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme shqiptare, ndėr tė
cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha,
Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi.
Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen
Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit Skėnderbeun si
kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e
ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt.
Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė
Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė
Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave
tė luftės mesjetare, kur nji prijės
lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė
pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr
pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė
nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti
proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė
Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u
organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk dinte me u ndale, ne
shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt ēdo rezistence e orgamzueme Qysh me
1389, Serbia ishte
ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te
cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te
bijen si grue Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me
1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet
ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte
Perandont se ēfare politike me ndjeke Kur perandon Jani i Vin Paleologu zgjodhi
si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe ēfaqi pelqimin e tij
Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti
i Morės, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane
dhe Pnncet latin te Greqis nga ana tjeter
I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i
Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas
instalimit te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi
kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se
Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te
Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u
kthye kunder Sulltamt Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni
Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten
e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike
me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne
egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron
ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet
shkonin keq Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane
pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per
te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim
konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u
trondite nga qendrimi i dyshimte i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe
filloi menjehere pregatitjet ushtarake
per sulmet nga lindja qe priteshin or'e ēast Sulltan Murati e priti lajmin e
"dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze
personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake
nden komanden e gjeneralit te tij ma te
zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte
shpalle lufte me nji guxim te marre Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke
prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i
dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan
Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte
sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se
Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte
qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te
vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te
plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo
fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane
Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip
le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem fuqiplote i Hungaris u nis per
ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare
per bashkepunim ne luftė tė forcave kristiane u paraqit para
mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue
me Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi.
Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti i Sėrbis,
Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e
ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni si shkak armėpushimin pėr
dhjet vjet qė ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe Sulltanit nė Czegedin
mė 12 Korrik 1444. Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte njoftė si
sundimtar nė principatėn e tij. Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal Cesarini e
kishte bindė mbretin Ladislav me e shkelė armėpushimin. Atėhere
Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i
cili ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me
vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr
Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė
dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė
nė sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga
pamundėsijė me mbajtė premtimin, Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit
Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe
pranė kufinit. Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės qė e muerėn me sy tė
keq fitoren e Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u trembėn se mos Gjergj
Kastrioti bahej prijės i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe kėrcėnonte ma
tepėr se vet Sulltani
dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum tė pastra. Pėr tė
evitue nji gja tė tillė Doga i Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė
shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit
gjetėn sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy familjeve princore shqiptare pėr
me i shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji dackė tė shėndoshė nė
betejėn e Drinit mė 23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit, i cili dėrgoi
menjiherė nji armatė nė
Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi hesapin nė gusht po t'atij viti. Nji paqe
e mballosun u nėnshkrue vitin
tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte humbė tė gjitha posedimet e tij
nė Shqipni. Skėnderbeu muer premtimin se Republika e Shėn Markut do t'i
paguente nji subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė dhe nji hua prej 1500
dukatė pėr tė marrė pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr Turqve. Ky farė
armėpushimi, jo shum i sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur
Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe, tue pasė nevojė pėr krahun e
pathyeshėm tė Skėnderbeut, vrapoi me Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi
mot pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri turke ndėn komandėn e njanit
apo tjetrit
prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u mundėn me nji rregullsi tė
pagabueshme para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė fund, mė 1450 Murati
i II vendosi me u nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hangėr kryet kėtij
kapiteni tė nji populli malcorėsh qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė
fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi i parė i Krujės ndėn komandėn e
vet Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin pėr tė
shkrie topa nė vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr kundėr mureve tė
kėshtjellės, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me pėrbuzje nji ultimatum*
me u dorzue. Bombardimi i furishėm bani efektin dhe muri i kalas u ēpue nė
nji vend. Yryshi i ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal pėrpara murit tė
krahnorve shqiptare. Muej me radhė Sulltan Murati nxiti
ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė rezistencės shqiptare, por mė
kot. Turqėt duhej tė mbronin vehten nga sulmet e trimave tė Skėnderbeut qė
kishin zanė pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk e linin anmikun tė
merrte frymė, tė gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe mate- rial dhe tė
pregatiste mėsymjen.
Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė dėshpėrim
e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu
dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij nė vend qė me ndihmue anmikun.
Por ata thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma tepėr. Prapseprap ndihma
e venedikasve nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh tė
pafrytėshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u kthye nė
kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parė i
tragjedis shqiptare". Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė po tėrhiqeshin,
Skėnderbeu u kthye
triumfalisht nė Krujė. Ishte e para herė qysh prej kohės sė Sulltan
Osmanit, qė nji ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė krye vet shefin
e Perandoris. Skėnderbeu muer famė si gjenerah ma i madh i botės kristiane.
Ai kishte dalė fitues kundėr nji ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė
ishte pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte
kunorėzue gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por humbjet nė njerėz ishin
shum tė mėdha. Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose masakrue, shum
krahina ishin shkretue nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte nevojė tė
ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr
tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme
disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė
fatosin kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt, kush me Venedikasit. Vetėm
pjestarėt ma tė ngushtė tė familjes i qėndruen besnik Skėnderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me gjetė aleatė tė tjerė
jashtė Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit,
Alfonsit tė V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj,
Italija e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e
Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė
vėllan e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue nė ndihmė
kundėr mbretit tė Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej shtėpis
mbretnore gjermane Hohenstaufen. Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhėsi
i Urbanit tė IV, kunorzoi nė Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si mbret
tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė krye tė nji ushtėrije franceze, e
cila mundi forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e Beneventos. Karli hyni
triumfalisht nė Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt
popullatės vendase. Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue. Nė Siēilje, qė
ishte qendra e rezistencės, u organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi nji
nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili
ishte martue me tė bijėn e trashėgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue
me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundėr Karlit Anjou, i cili kishte
dalė si eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit. Sikur e pamė ma nalt,
Karli kishte marrė titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue nė
Shqipni. Pikėrisht nė at kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė
Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para
se flota aragonase tė nisej prej Barēelonės,
populli i Palermos bani vet nji kryengritje qė njifet nė histori si
"Vesprat Siēiljane", mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282. Turma e Palermos
u ēue peshė tue pa nji grup francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye nji nuse qė
shkonte nė Kishėn e Santo-
Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte
mbushė deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e
keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė bardhė bėrtitėn
"vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kėshtjella
u zaptue dhe para mbarimit tė ditės 2000 francezėt e Palermos ishin masakrue.
Kryengritja u pėrhap nė krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė 28 Prill, e
gjith Siēilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji
kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou, Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė
kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at
mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi
tė vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje. Dinastija Aragoneze mbajti
vetėm kunorėn e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa dinastija e
Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit.
Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi
si trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės
dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi
mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė
dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar
tė fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi
me e quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė Napolit dhe, mbas vdekjes sė
Joannes, u nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se, tue dashtė me prue nė
vėnd ambicjen e tij, Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e zunė
rob dhe e prunė nė Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e
Alfonsit se ishte marrėzi pėr tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė
prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e
la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet
lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit
dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit
Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr
Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451.
Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali
i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr
vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes
Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė
vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė
trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė.
Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u
riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji
pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh
katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri
mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu
i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė
plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla.
Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i
kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert
Guiscard. Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė
Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga
mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt
ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e
nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen
sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i
vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e
Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V
me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.
Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut.
Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika
ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe
Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e
Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes
se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te
ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa
politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe
sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i
cili ishte
rtite ne fė muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku
mundohej me i nxite me nji menyre ose me
nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te
kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per
vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne
vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e
Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me
sukses kur Dukagjinet provuen se nuk
kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete te komplotit nuk u zbuluen kurr ose
emnat e tyne nuk u shpallen botmsht.
E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij
ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit
te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200
vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre 12 000 tnmash.
Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te
rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per kalimin e ushteris.
Komandanti i garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i
vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e
pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis
per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim ēthun
disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue,
40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin
shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin,
Muzake Topija.
Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe
shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me
thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj
Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me
Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me
Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto
dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te
shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj
Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e
vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame
ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem
ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue
aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije
turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu u kthye nė
Krujė i penduem dhe i kėrkoi ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbe zemėrluani
u tregue burrė shteti i vėrtetė dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr
kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn
qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.
Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi
nji ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė grushtin e vdekjes. Skėnderbeu
manevroi nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen se nuk guxonte me iu dalė
pėrpara dhe u vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e
anmikut besohet tė ken arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė Kastrioti
kishte ardhė me ushtėrin turke pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn hijen e
Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu
tregoi edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė
tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė aq shumė. Mbas kėsaj
fitorje tė rė qė habiti botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun, Papa
Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė
nji letėr drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut tė III, Shefi suprem* i
Krishtenimit e cilson Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si Ushtar tė
Krishtit me krahun e pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst i III flet
pėr "birin tonė tė shtrenjtė Skėnderbeun fisnik, mbretin e
Shqipnis". Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i shpėrblye trashėgimtarit
tė Alfonsit tė V, mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn bujare qė i kishte
dhanė i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si trashėgimtar
Ferdinandin, birin e tij pa kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej
origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e Napolit nė gazep pėr shkak se ai
nuk deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr Turqve dhe dėrgoi flotėn
kundėr Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitė Republikėn
detare tė Gjenovės me u afrue me dinastin angjevine. Nė vitin e vdekjes sė
Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovės. Nji mot ma vonė
ai organizoi speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet
por Napoli nuk ra nė duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e
ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi ishte i kėrcėnuem nga baronėt
feodal t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte
zanė vendin e Kaliksit tė III, duel pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj
Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu
stabilizoi marrėdhanjet me Venedikun, tue nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė.
Me
porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli
bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund,
u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy vjetėsh me Sulltan Muratin. Kur u bindė
se Shqipnija ishte sigurue
kundėr anmiqve tė jashtėm dhe ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu bani
pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi
i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė Baronve t'Italis, u mundue ta
bante Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė,
tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu
e kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė,
por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e rrezikut trashėgimtarin e
aleatit tė tij ma tė nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė hudhė
poshtė propozimet e tij dhe mbaroi tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk
lakmoj begatin".
Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis me det nė krye tė speditės
shqiptare pėr nė Raguzė ku banonte nji koloni e fortė
shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhėshtore. Mbasi pushoi disa
dit, Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku
debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant
i kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha. Pozita e
Ferdinandit ishte gadi e pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė, Skėndebeu filloi
veprimin pėr tė shpėtue Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me
Princin e Tarantos nė krye.
Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu
bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike, ndėrsa ajo po tėrhiqej e
demoralizueme.
Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve
i fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun tė gjith atyne qė e vėzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, -
jo vetėm
qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanė Italin me famėn dhe
ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit
Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skėnderbeun "Babė" dhe i
dha nė posedim tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e
Jugut. Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe mandej nė Trani e kthyen
fatin e luftės nė
favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe,
ma nė fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u
dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė
nė horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.
Karakteri i Skėnderbeut dhe cilsit e tij si prijės luftarak Gjergj Kastrioti
ishte gadi 40 vjeē kur u ba prijėsi i kombit shqiptar nė luftėn kundėr
invaduesit otoman. Fuqija e tij
fizike dhe shkathtėsija mendore ishin nė kulm. I gjatė, i hijshėm, me shtat
tė derdhun si nji statujė, me tipare tė
skalituna dhe nji pamjf- madhėshtore, Skėnderbeut i kishte dhanė Zoti nji
fuqi vigani dhe shpejtėsin e nji atleti te
pėrsosun nė lėvizje. Ishte nji gjeni i lindun pėrsa i pėrket artit tė luftės
dhe nji luftėtar i pashoq pėr trimnin dhe aftėsin e tij mė iu prie tė
tjerve.
Asnji armė lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete pėr Skėnderbeun, por ai
ēquhej sidomos nė pėrdorimin e shpatės sė
tij tė gjatė dhe tė pėrkulun, nji shpatė qė ēdo njeri tjetėr memzi e
ngrinte me tė dy duert. Mbasi ishte aq i fortė dhe i
shėndoshė, i pėlqente me hangėr dhe me pi boll, por kėnaqej me pak orė
gjumė, tue mos e pasė pėr gja me fjetė atje ku tė qėllonte. Dėfrimet e
zakonshėm tė jetės nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje nė sportin e
njeriut tė aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qė i
ndihmonin me mbajtė trupin nė formė tė mirė dhe me ushqye burimet e
energjis tė tij tė pashterueshme. Guximi i tij nė sheshin e luftės mund tė
dukej krejt i ēmendun sikur tė mos ishte shoqnue nga gjakftotėsija dhe
gjykinu i mprefet qė e vinin gjithmonė nė gjendje me e dominue situatėn dhe
me
sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij tė bardhė dhe me shpatėn gadi pėr tė
prė kryet e anmikut, Skėnderbeu u printe
trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji nė vendin e rrezikut ma tė madh, tue pėrbuzė
vdekjen me nji qetėsi shpirtnore qė nuk mund tė pėrfytyrohej. Kishte shpėtue
gjallė gadi pėr nji fije kaq shpesh saqė njerzija kujtonin se ishte efekti i
nji mrekullije tė Zotit. Skėnderbeu muer vetėm nji herė nji varrė nė
shpatull, tue u rrėzue prej kalit ndėrsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda
pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftėn.
Gjergj Kastrioti ishte i pamėshirshėm me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me
falė ata qė i kishin ba keq dhe qė i kėrkonin ndjesė. Besa shqiptare ishte
parimi i kodit tonė moral qė ai ēmonte ma tepėr, dhe nuk ishte punė qė t'i
shmangej edhe sikur tė rrezikonte me bjerrė gjithēka. Nė pėrgjigjen qė i dėrgoi
Princit tė Tarantos, i cili e ftonte
me braktisė mbretin e Napolit nė fatin e tij, Skėnderbeu thoshte: "Na qė
kemi pa kaq tė mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do tė
baheshim me turp dhe do tė na nxihej faqja si njerėz tė pabesė dhe pa mirėnjoftje
sikur tė mos i shtrinim dorėn tė birit nė ditėn qė ka nevojė".
Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirėqenjes sė popullit me
nji vetmohim tė plotė. Qėllimi i tij ishte jo vetėm t'i mbronte nga sulmet e
anmikut tė huej por edhe t'i bashkonte si nji komb tė pamvarun. Tue dashtė me
veprue si nji prijės kombėtar dhe jo si nji shef feodal Skėnderbeu shkaktoi
anmiqsin e disa nga krenėt ma tė fuqishėm tė Shqipnis, tė cilėt donin tė
ushtronin nji pushtet absolut nė krahinat e tyne dhe nuk ngurruen tė
dezertonin nė fazėn ma tė kritikėshme tė luftės kundėr Turqve. Gjergj
Kastrioti ishte nji Katolik i divotshėm dhe i frymėzuem nga forca morale qė
ngriti valėn e Kryqzatave nė shekujt e maparshėm. Nė ēdo rast tė jetės sė
tij ai u mundue tė vepronte simbas urdhnave tė fes kristiane. Dėshiri i tij
ma i flakėt ishte me fitue zemrat e njerzve me mirėsin, drejtėsin dhe bujarin
e tij, se me i dominue me anė tė frikės dhe tė interesit material. Tue iu
drejtue nji dit trimave shqiptar Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit
pėrkthye nga Fan Noli):
"Kapedanė dhe ushtarė trima". S'ėshtė as e re, as e papritun pamja
qė kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė race tė vjetėr dhe bujare,
trima dhe besnikėtė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj. Edhe jam i
lumtur tani qė mund t'ju hap zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa kam
rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr
lirinė.
Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i Sulltanit, kisha nė zemėr atė
dėshirė qė kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mėndja qė e kisha
harruar vėndin, edhe nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė helmuar, pa
ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe
shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i
juaj dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė dhe jo thėnė, se e
shikonja qė kishit mė tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua fsheha
planet e mia dhe s'jua ēfaqa dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u
kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit tė parėt qė e hothtė
zjarrin dhe u futtė nė kėtė valle; po se puna duhej mejtuar thellė, se
duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė derdhej
gjak mė kotė dhe pėrfundimi do
t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen
fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e
mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe mjetet pėr ta nisur ikin e
s'kthehen kurrė prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe
ruhesha mos me shkiste gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr dėshmor Hamzėn,
tim nip, qė e kam pasur kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me ca tė
tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e vumė kėtė plan nė vepėrim.
Tani, ndonėse rronim e hanim bashkė dhe kishim njė zemėr dhe njė shpirt, me
gjithė kėtė asnjė nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė n'gojė
atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin, gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit.
Lirinė
mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu
ta prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se
kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima
kryelartė si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė
robėrin e barbarve, duke pritur tė mė shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po
vallė, a e meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė kini mirėsinė
tė mė jipni? Lirinė s'jua solla unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa
shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin, renttė qė tė gjithė, mė dualtė
pėrpara kush e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga varret atėrit, vėllezėrit,
bijtė tuaj, sikur tė kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė prittė me
aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė
bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė ju. Kėtė mbretėri, kėtė
qytet nuk jua dhashė unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit kudo, nė
krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar
prej tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju ma dhatė nė dorė kėtė
shpatė, ju mė bėtė zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt me aq
besė, me aqė kujdes, me aq mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e perėndisė,
qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė. Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė punėn,
e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u
bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė
vetėm fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto me hir a me pahir, me dhelpėri
a me trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė tė forta dhe kėshtjellat
janė vendosur si shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm.
Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe s'i kanė mbetur veēse muret e
fortesave. Po pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė pėrfundojmė mė nurė
kur tė vemi nė vėnt e kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun pėrpara,
sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga
Petrela mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u fituar - pėrkundėr
ėshtė njė fortesė prej natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se
ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė
Krujė ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar nga trimėrija e juaj dhe nga
ēkatėrrimi i garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na lėshojnė fortesėn mė
tė mirė; nė mos, po do t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė
gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e marrshim Petrellėn, asnjė nga
ne s' duhet tė kthehet prapė i gjallė.
Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si
gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na
ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė.Kujdesja pėr ushtėrin ishte
kasaveti ma i madh i Skėnderbeut. Ai dijti me pėrfitue nga eksperjenca e vet
pranė Sulltanit, tue krijue nji ushtėri tė zgjedhun dhe tė pėrhershme mbas
modelit tė Jeniēerve. Por ai nuk kishte nevojė me pėrdorė metodėn barbare
tė grabitjes sė djemve tė mitun nga gjiu i familjes pėr me i mbyllė nė
kazermat, mbasi ēdo Shqiptar lakmonte me shėrbye si ushtar i pėrhershėm i
prijėsit t'adhuruem tė kombit. Kjo ushtėri kombtare, qė ishte rekrutue mbas
listave tė hartueme nga Skėnderbeu vet, nuk kapėrcente tė dhjetmijėt. N'at
kohė nuk kishte as kazerma dhe ushtarėt banonin nėpėr shtėpijat e tyne. Kur
vinte lajmi se nji
ushtėri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kėshtjella e Krujės dhe
trimat e Kastriotit vraponin nėpėr vendet
qė iu ishin caktue. Kryetarėt e familjeve sunduese shqiptare, qė kishin
aderue nė kombėtare nė krye tė forcave armate tė
tyne. Por faktori vendimtar nė fitoret e Skėnderbeut ishte garda e tij
personale, e cila pėrbahej nga dy a tre mijė kalorės. Kjo ishte e vetėmja
armė qė mund t'iu bante ballė Turqve, tė cilėt ishin kalorės tė lindun.
Tue pėrdorė taktikėn e sulmeve tė befta me trimat e hypun nė kuaj qė
shkonin si vetėtima, Skėnderbeu shkaktonte rrėmujėn dhe panikun nė mes tė
kambsoris anmike, qoftė nė marshim e sipėr, qoftė kur kishte rrethue nji kėshtjellė.
Nė fushė tė hapėt ai manevronte nė mėnyrė qė me drejtue ushtėrin anmike
nė nji tokė tė pėrshtatun, ku mund t'i vėrsulej me kalorėsit si shkaba dhe
t'i grinte copė-copė.
Gjithmonė nė ballė tė ushtėris gjatė kėtyne betejave legjendare, Gjergj
Kastrioti korrte fitoren vetėm me prezencėn e tij, tue u futė tmerrin
ushtarve t'anmikut. Turqėt kishin tė drejtė me i pasė frikėn, mbasi Skėnderbeu
nuk njifte mėshirė kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku
ishte i tillė jo vetėm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral i
Mesjetės nuk u vinte asnji kufizim kristjanve qė luftonin kundėr muhamedanve.
Tue mos lypė nga tė tjerėt ma shum
sesa ishte gadi tė bante vet, Skėnderbeu adhurohej nga ushtarėt e tij, tė
cilėt i bindeshin me nji vetmohim tė plotė. Ai vet kujdesej mbas ēdo
fitoreje qė seicili tė merrte pjesėn qė i takonte nga plaēka e zanun prej
anmikut. Ai u epte shpėrblimin moral, qė ishte ma i ēmueshėm, atyne oficerve
dhe ushtarve qė ishin dallue ma tepėr pėr guxim dhe trimni, tue i ftue nė
tryezėn e tij dhe tue pi pėr shėndetin e tyne. Rrallė iu desht tė pėrdorte
autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave tė paris shqiptare, qė luftonin
ndėn komandėn e tij pėr kauzėn kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcėn
e karakterit tė tij, me gjykimin e pagabueshėm, me aftėsin e tij si mjeshtėr
nė artin e luftės dhe me shembullin qė epte, t'ue dalė gjithmonė vet pėrpara.
Por Gjergj Kastrioti nuk pėrbuzte kurr mendimin e prijėsve tė tjerė tė luftės
kombėtare. Para ēdo beteje me randėsi ai mblidhte kėshillin e luftės qė pėrbahej
nga jeneralėt e ushtėris dhe pjestarėt e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin sė
bashku planet strategjike mbas nji bisedimi tė hapėt dhe tė imtė. Nė rastin
e rrethimit tė Beratit mė 1455, Skėnderbeu iu pėrulė vendimit tė shumicės
me pranue ofertėn pėr armėpushim tė garnizonit turk megjithqė vet ishte i
bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasė tė
drejtė dhe Skėnderbeu e pagoi tue pėsue tė vetmen disfatė tė karrjerės sė
tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte pėrhapė nė tanė botėn Kristiane. Ndėrsa
mbretėn dhe krenė feodal t'Evropės ishin zhytė nė
grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun qė kėrcėnonte mbarė
Krishtenimin, shum 'njerėz tė thjeshtė tė
atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndėn udhėheqjen
gjenjale tė fatosit kombtar.
Shum qytetarė t'Evropės Kristiane, e tue pėrfshie edhe Anglezė, kishin
vrapue nė kėshtjellėn e Krujės pėr tė luftue si ushtarė tė Gjergj
Kastriotit.Nuk asht nji ekzagjerim me thanė se Skėnderbeu ishte nga klasa e
heronjve legjendar, tė cilėt penda e Plutarkut i ka ba tė pavdekshėm. Kėsaj
i duhet shtue se Skėnderbeu ishte pjestar i fundit i kėsaj falange qė nuk
dinte se ē'asht frika dhe qė jetonte pėr tė luftue pėr idealin e liris dhe
tė mirėn e nji populli qė e kishte zgjedhė si
prijės. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi nė praku i shoqnis moderne
dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatė nji ēerek shekull, ai luftoi pėr tė
mos lanė qė Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik tė mbretin e Hungaris Mathias
Korvin, u nis
pėr nė Ragusė qė ishte caktue si piknisja e shefave kristian pėr tė lanēue
Kryqzatėn. Fati i zi e deshi qė ai tė vdiste rrugės dhe, bashkė me tė, u
varros shpresa e fundit e nji fronti tė pėrbashkėt kundėr anmikut otoman. 1
goditun deri nė thelbin e zemrės nga kjo vdekje e papritun, Skėnderbeu ndaloi
menjiherė pregatitjet pėr me shkue nė Raguzė. Por ai i kishte shpallė luftė
Sulltanit tė nesėrmen e ditės kur Papa bani thirrje pėr Kryqzatėn kundėr
Turqve.
Kėshtu qė Shqipnija kishte ngelė vetėm pėrballė sunduesit otoman tė
ndezun pishė, tue pasė si aleatė Venedikun, qė pak
mund t'i besohej. Pa bjerrun kohė, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashėn nė
krye tė ushtėris turke pėr tė shembė reduktin e fundit tė rezistencės
kristiane nė kėt anė tė Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat*
Shqiptar, i cili e njifte taktikėn luftarake tė Skėnderbeut dhe reflekset* e
tij nė sheshin e betejės. Nji dyluftim pėr vdekje nė mes tė kėtyne dy prijėsve
vazhdoi katėr vjet pa nji fitore tė plotė pėr asnjanėn palė. Ishte pikėrisht
gjatė fushatės sė parė kundėr Ballaban Pashės qė Skėnderbeu muer varrėn
e parė dhe tė vetme. Tė dy ushtėrit ishin perleshė afėr kėshtjellės sė
Stefigradit. Skėnderbeu si gjithmonė iu printe trimave Shqiptarė atje ku
lozej fati i luftės. Kali i tij u plagos randė dhe heroj
kombėtar u pėrplas nė tokė dhe vrau supin tue u pėrpjekė mbas cungut tė
nji peme. Pėr nji minutė i ra tė fikėt nga dhimbja e madhe. Roja e tij e
rrethoi nga ēdo anė, ndėrsa Turqėt sulmonin me rrėmbim. Me nji pėrpjekje
gadi mbinjerzore luani i Arbnis u ēue nė kambė, hypi mbi nji kalė tjetėr
dhe u vėrsul kundėr anmikut tė mahnitun dhe tė tmerruem. Nė ndeshjen e dytė
me Ballaban Pashėn, Turqėt zunė rob disa nga gjeneralėt ma tė mirė tė Skėnderbeut,
ndėr
tė cilėt edhe vet Moisiun e Dibrės. Me urdhėn tė Sulltanit ata pėsuen nji
vdekje tė llahtarshme tue iu rrjepė lėkura pėr sė
gjalli. Mbarė kombi shqiptar i vajtoi si martirė tė atdheut. Nė betejat e
mapastajme, Shqiptarėt e xhindosun nga
zemrimi, nuk lanė ma gjallė asnji Turk qė ra nė duert e tyne. Sulltan
Mehmetin, qė kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet nė
krye tė nji ushtėrije prej 200.000 vetėsh pėr me i dhanė nji mėsim tė
fundit kėtij kombi tė vogėl qė nuk ndigjonte me iu pėrulė. Sa muer lajmin,
Gjergj Kastrioti vrapoi pėr me u kapė me fuqin invaduese sa ma larg kah
lindja. Mbrojtja e kėshtjellės sė Krujės i ishte besue Tanush Topijės. Me
gjith pengesat qė i vuni fuqija e lehtė shetitėse e Skėnderbeut, ushtėrija
turke mėrrijti para mureve tė Krujės dhe topat filluen me vjellė gjylet e
tyne prej guri. Mbrojtėsit e fortesės simbolike nuk i tronditėn topat dhe as
qė i tėrhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as pėr
sot, as pėr nesėr, u largue nga Shqipnija tue lanė Ballaban Pashėn me
vazhdue rrethimin e Krujės. Ai kuptoi nji gja: me mundė Shqiptarėt nuk ishte
punė aq e lehtė sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye nė kryqytetin e tij
pėr tė pregatitė nji speditė nė shkallė edhe ma tė gjanė. Po nė at kohė,
Skėnderbeut nuk i kishte mbetė ma veēse trimnija dhe vullneti mos me u pėrulė
derisa kishte fuqi tė luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi qė
mbretnonin nė botėn Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtė dhe shkoi vetėm
nė Romė pėr me kėrkue ndihmė. Peshkopė dhe Kardinalė duelėn me e pritė
dhe nji turmė e madhe Romakėsh e brohoriti me enthuzjasmė. Nė nji ceremoni tė
shkėlqyeshme qė u mbajtė nė Bazilikėn e Shėn-Pjetrit, Papa Piu i n i dha
me dorė tė vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė bekueme. Por si ndihmė
financjare pėr tė vazhdue luftėn, u mblodhėn vetėm 7000 dukatė. Prej Rome,
Gjergj Kastrioti shkoi nė Napoli, ku mbreti i dha nji shumė tė hollash dhe,
aq sa kishte, armė dhe pajime lufte.
Ndėrkaq, rrethimi i Krujės vazhdonte dhe gjėndja e tė rrethuemve ishte ba e
padurueshme. Skėnderbeu porsa u kthye
nė atdhe nxuer shpatėn dhe u turr kundėr anmikut nga malet pėrmbi Krujėn qė
mbajnė sot emnin e tij. Ballaban Pasha u
zue nė pritė dhe vdiq nga plagėt qė muer n'atė ndeshje. Armata turke mbeti
pa udhėheqės dhe u shkatėrrue. Shumica e
ushtarve tė Sulltanit u vranė dhe fare pak muejtėn me dalė gjallė nga
Shqipnija. Shqiptarėt nuk patėn kohė me marrė
frymė, kur nji tjetėr ushtėri turke u ēfaq pėrsėri para mureve tė Krujės.
Por edhe kėt herė fortesa legjendare nuk u dorzue. ulltani i tėrbuem i dha
urdhėn ushtėris me djegė e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj.
Por falangat e vetėtimta tė Gjergj Kastriotit e ndoqėn anmikun kamba-kambės
tue ba kėrdin nė radhėt e tij. Mbas dy javė qė kaluen me plaēkitje dhe
shfarime, Turqėt me Sulltanin nė krye u kthyen nė Stamboll tė brengosun nga
pikėllimi i disfatės.
Ky ishte triumfi i fundit i Skėnderbeut. Nji mot ma vonė, me 17 Kallnuer 1468,
heroi i ynė kombėtar, qė kishte dalė i
pacėnuem nga gjith ato beteja, u mposhtė nga nji ethe e mallkueme qė nuk i
gjindej dermani. Ai kishte shkue nė Llesh me kryesue nji kuvėnd tė Lidhjes
Shqiptare pėr tė shestue plane qė tė nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijėsi
i pazėvėndėsueshėm la kėt botė para se Kuvendi tė merrte ndonji vendim.
Akti i tretė i tragjedisė shqiptare u luejtė pa tė, dhe epilogu ishte ai qė
mund tė pritej.Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė
Llesh, tė cilėn e kishte
rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar derdhi lotėt ēurk, tue vajtue
mbretin e adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji
ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme, dhe qė kishte fitue respekt dhe
admirim nė ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė
habitėshme qė dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se
Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e
vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer Krishtėnimi qė ka bjerrė
shpatėn dhe mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa
dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė kemi anmik nji tjetėr luan si
ai". Dhjetė vjet mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė nė Llesh,
ēelėn varrin e tij dhe banė hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se
nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se
ai vet nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė
saqė, pak kohė mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri turke qė ishte tue
invadue krahinat e
Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu
po iu printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė
flamuri me shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e Krujės. Mbrojtjen e
siguronin trimat Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndėn
komandėn e
Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16
Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė
kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini
ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, i
pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue
jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk
mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen nė skllavėri. Ky ishte fundi
tragjik i luftės epike qė heroi legjendar i Shqiptarve bani pėr nji ēerek
shekulli kundėr invazionit otoman.
Fjalėn e fundit mbi vėndin e Skėnderbeut e kanė thanė dy Papė, Kalikst i
III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka
konfirmue historija. Piu i II shkruen kėshtu nė Komentarėt e tij: "Ai
kaloi gadi gjith jetėn e tij tue luftue pėr kauzėn Kristjane. Asht zor me
gjetė nji prijės Kryqzate qė mund tė krahasohet me tė". Papa Kalikst i
III ka pėrmbledhė me kėt fjali tė goditun randėsinė historike tė luftės
sė Skėnderbeut: "Si nji pendė e patundėshme, ai ndaloi furin e sulmeve
turke dhe i pengoi tė zaptonin Evropėn Kristjane". Mandej e tanė Evropa
shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetėr
edhe pėr disa shekuj me radhė. Nė librin e lutjeve tė Mbretneshės Elizabeth
tė Anglis botue mė 1559, dita e vdekjes sė
Skėnderbeut mban kėt shėnim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirė Skėnderbeu,
Mbret i Epirit dhe shfarues i Turqve".
Mė 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dė Lavardin) shkroi
biografin e plotė tė Skėnderbeut. Vepra e tij,
bazue kryesisht nė Barletin, asht frymėzue nga dashurija dhe admirimi i
kulluet pėr heroin tonė kombėtar. Nė Parathanjen e tij, Lavardini i
drejtohet aristokracis franceze me kto fjalė: "Kjo asht jeta e Gjergj
Kastriotit, i quejtun Skėnderbe nga Turqėt, Mbreti i Shqiptarve, emni i
pavdekshėm i tė cilit meriton pa fjalė tė pėrmendet nė tempullin e
Kujtimit".Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtė
nji vjershė kushtue Skėnderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta tė Epirit,
poeti "... Dhe Skmderbeu mundės i Skithve Qė prej gjith Azis, Ungjillin
kanė dėbue O ti, nder i kėtij shekulli Oshqipiar i shėnuem prej Fatit Dora
jote mundi Turcjėt njizet e dy herė Shtine tmerrin nė rradhėt e tyne, I bane
me lanė eshtnat nė muret e Kėshtjellės. Por ti do tė kishe vdekė, i
harruem nga njerzimi,
Sikur pėrpjekja e devotėshme e tė ditunit Tė mos kishte pėrjetėsue betejat
e tua..." Sir William Temple, burrė shteti dhe
shkrimtar politik anglez i shekullit tė XVII, e ven Gjergj Kastriotin nė rradhėn
e prijėsve luftarak dhe Perandorve luftėtar
ma tė mėdhenj tė historis. Nė nji vepėr mbi Virtytet Heroike, ai shkruen:
"Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun
zakonisht me emnin Skėnderbe, si dhe Hunjadi, nėnmbret i Hungaris, janė dy
gjenerala ngadhnjimtarė dhe burra me
karakter tė naltė qė luftuen sa qenė gjallė si ēempjonė tė Krishtenimit.
Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasė vetėm nji fuqi tė vogėl
ushtarake, u banė ballė me sukses pėr kaq vjet sulmeve tė pėrsėritun tė
gjith ushtėris otomane".
Voltaire shkrojti mė 1754: "Sikur Perandorėt e Bizantit tė kishin qenė
si Skėnderbeu, Perandorija Romake e Lindjes
nuk do t'ishte ēdukė". Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin
e luftrave shkrojti me 1756: "Skėnderbeu ua kalon tė gjith prijėsve
ushtarakė tė lashtė dhe modernė si udhėheqės i nji armate tė vogėl
defensive". Historiani i famshėm Eduard Gibbon qė ka shkruejtė veprėn
klasike mbi "Dekadencėn dhe Ēdukjen e Perandoris
Romake" dėnon Skėnderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane
dhe i bani luftė bamirėsit tė tij. Ai e gjykon
Skėnderbeun mbas parimeve morale tė shekullit tė XVIII, tue harrue se tre
shekuj ma parė bahej nji luftė pėr vdekje nė mes tė dy koncepteve* tė
papajtueshėm moraliteti dhe marrėdhaniesh njerzore. Me kto mėndje ai duhet tė
kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav tė IV tė Polonis dhe Hungaris,
i cili shkeli, ndėn nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini,
armėpushimin prej dhjetė vjetėsh qė kishte nėnshkrue me Sulltanin mė 1444
nė qytetin Szegedin.
Nė ditėt tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue tė ēmojė rolin e Skėnderbeut
me kriterin objektiv tė historianit dhe herė-
herė, tue u ēveshun krejt prej ngroftėsis sė ndjenjės patriotike. Ai e pėrfundon
kėshtu librin e tij: "Skėnderbeu bani pėr 25 vjet nji luftė tė
mraparojes sė Krishtėnimit dhe kėsisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos
Mehmetit tė II me organizue speditėn kundėr Romės. Dihet si fakt se mė
1489, domethanė nji mot para se tė vdiste,Sulltan Mehmeti kishte lanēue
fushatėn e Italis, tue shkelė kambė nė Otranto. Por mbas vdekjes sė tij
erdhė nė fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk ēante kryet pėr zaptime tokash.
Suksesori* i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtėrin kah lindja dhe Evropa Perėndimore
shpėtoi nga rreziku i invazjonit otoman".1
Historianėt modernė e ēmojnė Skėnderbeun si nji nga shefat ushtarak ma tė
mėdhenj tė gjithė kohėve. Ata e njofin se
mbreti i Shqiptarve mbet vetėm pėr me pėrballue fuqin kolosale tė Sulltanit
dhe se bani tė pavdekshėm emnin e Krujės, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II
me u kthye mbrapa dy herė mbas disfatave qė pėsoinga dora e Skėnderbeut.