VIKTIMAT : " : <> : " : V i K T i M a T : " : <> : " :

[ home] - [ Gallery ] - [ lojra ] - [ vica ] - [ sport ] - [ histori ] - [muzikė] - [Libri i Vizitorve] - [ e-mail ]

 

EURO-2004: Ēekėt, gjermanėt dhe holandezėt nė tė njėjtin grup

 

Nė Lisbonė, tė dielen nė mesditė, ėshtė bėrė tėrheqja e shortit pėr formimin e grupeve tė kampionatit evropian qė vitin e ardhshėm do tė mbahet nė Portugali. Grupi mė interesant dhe ku do tė ketė betejė tė madhe, do tė jetė grupi D, ku janė pėrfshirė tri skuadra favorite pėr titullin kampion: Ēekia, Gjermania dhe Holanda.

Ndėrkohė skuadra e katėrt nė kėtė grup Letonia, lirisht mund tė mendojė pėr kthim tė shpejtė nė shtėpi, menjėherė pas rrethit tė parė tė finaleve tė Euro-2004. Nikoqirėt e kėtij kampionati, portugezėt janė nė njė grup shumė tė vėshtirė, meqė do tė kenė rival Spanjėn. Italianėt mund tė jenė tė kėnaqur me shortin, meqė bėjnė pjesė nė grupin C, sė bashku me dy kombėtare skandinave dhe njė ballkanike. Mjaft i “nxehtė” do tė jetė edhe grupi B, ku do tė pėrballen Anglia dhe kampionia nė fuqi e Evropės, Franca, qė janė edhe favorite pėr epitetin e mė tė mirit nė Portugali.
Nderin pėr hapjen e kampionatit do ta kenė Portugalia dhe Greqia, tė cilat nė kuadėr tė grupit A, do tė pėrballen mė 12 qershor nė stadiumin “Dragoa” nė Porto.


Grupi A
1.Portugalia
2.Greqia
3.Spanja
4.Rusia

Grupi B
1.Franca
2.Anglia
3.Zvicra
4.Kroacia

Grupi C
1.Suedia
2.Bullgaria
3.Danimarka
4.Italia

Grupi D
1.Ēekia
2.Letonia
3.Gjermania
4.Holanda


Reagimet e trajnerėve pas shortit pėr turneun final “Euro-2004”


Specialistė tė ndryshėm, pas tėrheqjes sė shortit pėr turneun final tė Kampionatit evropian-2004 qė do tė mbahet nė Portugali, kanė vlerėsuar si grupin mė tė fortė, atė D, ku pėrballė njėra-tjetrės, do tė vihen tre skuadra tė forta si Gjermania, Holanda dhe Ēekia. Ja cilat janė reagimet e para tė trajnerėve tė kombėtareve tė pėrfshira nė Euro-2004.

Skolari: “Objektivi ynė tė shkojmė sa mė larg, pse jo edhe trofeu”

“Nuk mund tė zgjidhen vetė kundėrshtarėt dhe nuk mund tė thuhet se ėshtė njė skuadėr mė e mirė se tjetra. Duhet tė pranojmė shortin dhe tė studiojmė kundėrshtarėt qė kemi nė grup. Gjendemi mes 16 skuadrash tė mėdha dhe objektivi ynė ėshtė qė tė shkojmė sa mė larg, e ndoshta, pse jo, tė fitojmė turneun. Jemi nė kėtė Evropian pėr kėtė gjė. Duhet ta konsiderojmė Spanjėn si skuadrat e tjera. Duhet tė mendoj mė shumė pėr Rusinė dhe Greqinė, sepse do tė ndeshemi me ta fillimisht. Shorti mė pėlqeu dhe jam i kėnaqur”, ka pohuar trajneri i kombėtares sė Portugalisė, Felipe Skolari.


Rehagel: “Nuk jemi favoritė, kjo gjė mund tė na ndihmojė”

“Nuk jemi njė skuadėr favorite dhe kjo gjė nuk na krijon asnjė problem. E dimė, qė befasitė ndodhin dhe mund tė pėrfitojmė nga statusi i skuadrės tonė. Jemi tė nderuar, qė tė luajmė ndaj zotėrve tė shtėpisė nė garėn e parė tė turneut”, ka theksuar trajneri i kombėtares sė Greqisė, Oto Rehagel.


Jartsev: “Do ta bėjmė mė tė mirėn”

“Jam i lumtur qė isha i pranishėm nė short, teksa prezantoj skuadrėn time, pėr kampionatin e ardhshėm evropian. Shorti na vuri pėrballė tre skuadrave tė forta dhe tre trajnerėve tė mėdhenj. Do tė bėjmė mė tė mirėn”, ka thėnė trajneri i Rusisė, Georgi Jartsev.


Saez: “Grupi ynė i ekuilibruar”

“Mendoj se grupi ynė ėshtė shumė i ekuilibruar. Duhet tė bėjmė maksimumin tonė dhe tė djersisim, pėr tė fituar dy vendet e para, qė garantojnė kualifikimin. Mendoj, se tė katėr skuadrat kanė shanse tė mira pėr tė dalė nga grupi”, ka komentuar trajneri i Spanjės, Inaki Saez.

Erikson: “Kalimi i grupit nuk dyshohet se ėshtė synimi ynė”

“Ndeshjen mė tė vėshtirė, do ta zhvillojmė kundėr Francės, kampiones nė fuqi, dhe besoj se asnjė nuk ka dyshim qė ky takim, do tė jetė njė finale disi e parakohshme. Edhe Kroacia ėshtė njė skuadėr e fortė. Duhet patur kujdes edhe nga Zvicra. Nė grupin e tyre eleminator, ata lanė pas skuadra si Rusia dhe Irlanda. Ata luajnė njė futboll miks, duke ndryshuar shpeshherė skemėn brenda njė ndeshjeje. Kalimi i grupit nuk dyshohet qė ėshtė synimi ynė, por me kėto skuadra gjithēka mund tė ndodhė”, ka theksuar trajneri i kombėtares angleze, Erikson.

Santini: “Jemi tė kėnaqur qė iu shmangėm Holandės”

“Ndeshja kundėr Anglisė do tė jetė njė derbi, duke patur parasysh numrin e madh tė lojtarėve francezė, qė luajnė nė Ligėn Premiere. Ndeshja kundėr Kroacisė mė kujton Botėrorin ’98, kur e fituam atė dhe i mundėm kroatėt nė njė ndeshje spektakolare nė gjysmėfinale. Suedinė e njohim mirė, sepse kemi luajtur njė miqėsore edhe nė verė. Ėshtė njė grup shumė i fortė, por jemi tė kėnaqur qė shorti nuk na vuri pėrballė Holandės”, ka thėnė trajneri i Francės, Zhak Santini.

Kuhn: “Do tė synojmė pozitėn e dytė”

“Sigurisht qė nuk jemi tė favorizuarit e grupit, sepse do tė luajmė kundėr skuadrave mė tė forta nė futbollin evropian dhe botėror. Do tė pėrpiqemi qė tė arrijmė rezultat pozitiv qė nė ndeshjen e parė. Njė nga cilėsitė tona mė tė mira ėshtė grinta dhe do tė pėrpiqemi qė tė mbyllim grupin tė dytėt”, ka pohuar trajneri i kombėtarez zvicerane, Kobi Kuhn.


Bariē: “Zvicra objektivi i fitores sonė”

“Bėhet fjalė pėr njė grup shumė tė vėshtirė. Ka tė paktėn dy skuadra, qė janė mė tė forta se ne: Anglia dhe Franca, dy nga skuadrat qė vitet e fundit, kanė bėrė paraqitje tė shkėlqyera nė garat e ndryshme. Zvicra ndoshta do tė jetė objektivi i fitores sonė tė vetme dhe pikėrisht kėtė gjė synojmė. Ndaj dy tė tjerave tė shohim”, ka theksuar trajneri kroat Oto Bariē.


Trapatoni: “Grupi ynė tepėr homogjen”

“Nė futbollin evropian ka shumė ekuilibėr dhe mendoj se grupi ynė ėshtė tepėr homogjen. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėrgatitja e kėtij turneu dhe ėshtė po e rėndėsishme qė lojtarėt mė tė mirė, tė jenė nė formė dhe tė disponueshėm. Jam i mendimit qė tė katėr skuadrat i kanė mundėsitė pėr tė ecur pėrpara”, ka nėnvizuar trajneri i Italisė, Xhovani Trapatoni.

Olsen: “Nėse ka skuadėr favorite nė grup, ajo ėshtė Italia”

“Ėshtė njė grup i hapur. Qė tė katėr skuadrat janė klasifikuar tė parat nė grupet e tyre eleminatore dhe mendoj se asnjė skuadėr nuk mund tė thyhet lehtė. Nėse ka njė skuadėr favorite nė grupin tonė, ajo ėshtė Italia. Por, nuk i dihet se ēfarė mund tė ndodhė, secila skuadėr i ka mundėsitė qė tė fitojė ndaj tė tjerave”, ka pohuar trajneri i Danimarkės, Morten Olsen.

Lagerbak: “Asnjė ndeshje nuk duhet nėnvlerėsuar”

“Nuk mund tė shtoj mė shumė se atė qė thanė Trapatoni dhe Olsen. Grupi ynė ėshtė shumė i ekuilibruar dhe qė tė gjitha skuadrat kanė shanse tė mira pėr tė dalė nga grupi. Mė vjen pak keq qė do tė luajmė ndaj Danimarkės, fqinjėve tanė, me tė cilėt kemi raporte shumė tė mira edhe jashtė fushės sė futbollit. Por shorti na vuri pėrballė dhe duhet tė masim forcat. Ndeshjet e grupit janė shumė impenjative dhe asnjėra nuk duhet nėnvlerėsuar”, ka thėnė trajneri i Suedisė, Lars Lagerbak.

Markov: “Me rėndėsi qė do tė jemi nė Portugali”

“Pėr vendin tonė ėshtė e rėndėsishme qė morėm pjesė nė kėtė edicion. Bullgaria ėshtė vend i vogėl, nga ana futbollistike, e pėr ne ėshtė njė nder qė tė marrim pjesė. Do tė pėrpiqemi qė tė bėjmė mė tė mirėn dhe tė pėrfaqėsojmė mė sė miri vendin dhe futbollin tonė. Nėse shohim skuadrat e tjera, nuk mund tė mendohet se jemi ne favoritėt”, ka deklaruar trajneri bullgar, Plamen Markov.


Advokat: “Duhet tė tregojmė se dimė tė mundim Gjermaninė dhe Ēekinė”

“Ėshtė njė grup shumė i vėshtirė dhe me skuadrat e tjera njihemi shumė mirė. Mes nesh dhe Gjermanisė ka njė rivalitet tė madh dhe na takon ne, qė tė tregojmė se dimė tė mundim Gjermaninė dhe Ēekinė. Letonia ka eleminuar Turqinė dhe padyshim qė do tė jetė njė skuadėr e rrezikshme”, ka pohuar trajneri i Holandės, Dik Advokat.


Feller: “Grupi ynė, mė i forti i gjithė turneut”

“Nė kohėn kur kam qenė lojtar, kam luajtur dy herė kundėr Holandės. Edhe sot, si atėherė, mendoj se do tė jetė njė ballafaqim tepėr interesant. Mė duket se i yni, ėshtė grupi mė i fortė i tė gjithė turneut. Edicioni eleminator mė shėrbeu pėr tė konsoliduar grupin e lojtarėve, grup qė pėr mua ėshtė shumė kompakt dhe kjo gjė, do tė mė ndihmojė nė ndeshjet nė grupe”, ka thėnė trajneri i kombėtares gjermane, Rudi Feller.

Brukner: “Duhet pasur kujdes edhe nga Letonia”

“Gjermaninė dhe Holandėn e njohim shumė mirė. Tė dyja kėto skuadra kanė kampionate shumė tė forta. Sigurisht qė duhet tė studiojmė shumė kundėrshtarin suprizė, Letoninė. Duhet patur kujdes, sepse ata mund tė bėjnė tė pamundurėn, pėr t’u kthyer nė skuadrėn-zbulim tė turneut. Secila skuadėr i ka mundėsitė qė tė fitojė, nėse luajnė mirė dhe ne duhet tė luajmė si asnjėherė tjetėr, qė nė ndeshjen e parė ndaj Letonisė”, ka pohuar trajneri i Ēekisė, Karel Brukner.

Starkovs: “T’ua gjejmė pikat e dobėta rivalėve, pėr tė bėrė ndonjė befasi”

“Tė gjithė kundėrshtarėt tanė tė grupit, kanė fituar tė paktėn njė kampionat evropian, qė tregon qartė kualitetin qė mbartin. Ėshtė njė nder qė tė luajmė kundėr kėtyre skuadrave kaq tė forta, por ne e dimė qė ēdo skuadėr ka pikat e saj tė dobėta. Na takon neve qė tė gjejmė kėto pika, dhe tė kemi mundėsinė pėr tė bėrė ndonjė befasi”, ka theksuar trajneri letonez, Aleksandrs Strakovs