HISTORIA LEGJENDARE E ADEM JASHARIT
Adem
Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban
Jasharit, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua
edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe
ishte e natyrshme qė mbi djepin e posa tė lindurit nė kėtė ditė, Djepi tė
mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen
Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė
pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e
posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė kersėn pėr
lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė
si jehona "Prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk
se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S“do
tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t“i kishte ndėgjuar tė dy
jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė.
Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė
madhe.
Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt
e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit
shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė
Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe
vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė
gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta
pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura
tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas
Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit,
por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor.
Ai pa ndonjė kundėrshti vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e
fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit
mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė
pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i
interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė
fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe.
Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė
legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar.
Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin
bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė
gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė bėme e trimėri. Ndonėse ky brez i
trimave tė qartur tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar,
por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej
nga brezi nė brez, nga luftėtari tė luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej
si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit.
Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė,
jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e
pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i
mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė
edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit
kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp
njėsinė speciale tė policisė beogradase? Tė gjitha kėto dhe shumė tė
tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė
Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime.
Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė
vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė
luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė cilėsi e nė sasi numrin e luftėtarėve
tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur cilėsin e luftės ēlirimtare, me
ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit
1981, tė cilat u shndėrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite
mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn
ndikim magjik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe
ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ka
qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė.
Nė histori ndodh edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta
dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri
u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem
Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės,
tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė
brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė
pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare.
Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm,
prandaj sinēerisht e vendosmėrisht nisi angazhimin e tij nė sferėn
ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij
nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri pėr hirė tė kėtij apo atij
lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e
Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn
e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės.
Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i
priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė
zhgėnjehen se kasta e "re" e politikajve po bėhej pengesė e
rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve
liridashės.
Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė
atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn
e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku
mund t“iu trokaste nė porta. Ai do t“iu thotė shokėve: "Armėt nuk i
kemi marrė qė t“ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė
fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe,
nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi
i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore
kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve
tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju
pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e ēartė, ēeta e
Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut
e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė
gjitha pasojat qė mund t“i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė
ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem
Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e
armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e
Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė.
UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste
dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte
kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo
cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t“i besonin trimėrive e tė bėmave
tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta
e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta
janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.",
- dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me
Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė
mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur
pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė.
Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me
ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė
bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997.
Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė
zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė
gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u
tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e
Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku.
Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė
Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e
Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore.
Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin
nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin,
ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė
pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit
e hershėm tė 5 prillit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė
disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake
dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve.
Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte
vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė. UĒK-ja aso kohe i
kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit.
Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė
zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas
njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė
Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr
liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e
Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e
ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi
prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se
Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje
tė reja.
Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė
e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e
kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme
mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi.
Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha
kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Ftesės sonė Kombėtare.
Viti 1998 filloi e mbaroi si vit i lėvizjes ēlirimtare nė Kosovė. Pėr herė
tė parė pas gati dy dekadash, qysh prej vitit 1981, nė mendimin politik
shqiptar u bė e pranueshme ideja se liria mund dhe duhet tė fitohet edhe me
luftė; se rruga paqėsore ka vlerė nėse realizon vullnetin politik tė
popullit.
Fillimisht UĒK-ja u mor si me shaka. Pakkush e besonte se viti 1998 do tė
dominohej prej emrit dhe nderit tė saj. Ishte ende shpejt. Nė qendrat e pėrpunimit
tė mendimit shqiptar luftėtarėt e UĒK-sė konsideroheshin „njerėz tė
frustruar". Edhe kur ishte e detyrueshme tė pėrmendej emri i saj, thuhej
si me nėnqeshje, me ironi, pa besim. Njė palė thoshin se nuk ėshtė njė UĒK,
por janė disa,
kėshtu qė nuk mund tė merret seriozisht problemi. Tė tjerė shpreheshin se UĒK-nė
e ka krijuar Beogradi, qė tė sabotojė ēėshtjen shqiptare, tė komprometojė
rrugėn paqėsore. Kishte dhe tė tjerė, tė ēmendur ose tė tillė qė
hiqeshin si tė ēmendur, qė mendonin se UĒK-ja ishte „ushtria ēlirimtare e
Kinės", apo "ushtria ēlirimtare kombėtare" (antikomuniste).
Me vitin 1998 UĒK-ja doli nga ilegaliteti. Emri i saj ishte ende i frikshėm pėr
politikanėt, sidomos pėr faktin qė ministrja amerikane e shtetit Ollbrajt
ishte shprehur nė Ulqin se „ata janė terroristė". Dalja nga
ilegaliteti ėshtė njė sukses politik i saj. Prej kohės kur faktori ndėrkombėtar
filloi ta ndiejė tė domosdoshme qė tė njihet edhe me mendimin e pėrfaqėsuesve
tė UĒK-sė pėr tė ardhmen e Kosovės fillon ngritja e saj si faktor politik
dhe ushtarak.
UĒK-ja ishte shansi i shqiptarėve tė Kosovės pėr tė dalė nga nėnshtrimi
vullnetar nė protestė vullnetare. Ajo u dha rastin bashkatdhetarėve kudo nė
botė dhe faktorit politik ndėrkombėtar tė mėsojnė se asgjė s’kishte
ndryshuar nė raportet midis Beogradit dhe shqiptarėve, pavarėsisht prej pėrmbysjes
politike tė planetit. Jugosllavizmi i vjetėr vazhdonte njėsoj si mė parė,
me gjysmėn e Jugosllavisė sė mbetur. Viti 1998 provoi se nuk ka bashkėjetesė
vullnetare ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Duhen shekuj pėr tė shėruar
plagėt e kėtij viti. Janė shkulur nga themelet mbi 400 mijė shqiptarė. U
dogjėn dhe u shkatėrruan rreth 20 mijė shtėpi banimi, bashkė me pasuritė e
tyre: duke pėrfshirė tė korrat dhe bagėtinė. U shpreh shumė qartė se
shqiptarėt, nė rrugė paqėsore dhe nė rrugė luftarake, janė nė gjendje tė
tregojnė qytetėrimin e tyre.
Gjatė vitit 1998 UĒK-ja kaloi nė provėn e suksesit e tė dėmtimit, tė mėsymjes
dhe tėrheqjes. Ajo njohu fuqinė e saj dhe fuqinė e kundėrshtarit. UĒK-ja pėrballoi
njė luftė krejtėsisht tė pabarabartė jo vetėm nė mjete, por edhe nė pėrvojė.
Beogradi e ndėrmori mėsymjen e pėrgjithshme kundėr UĒK-sė pasi kishte
zhvilluar tri luftėra radhazi: nė Slloveni, nė Kroaci dhe nė Bosnjė. Por,
me gjithė pėrvojėn dhe epėrsinė nė teknikė, ushtritė serbeqenė tė
detyruara tė veprojnė nė dėshpėrim e sipėr kundėr popullsisė civile
shqiptare. Disfatizmi i ēoi shtabet serbe tė shfaqin njė barbari tė
patreguar ndaj shqiptarėve si bashkėsi.
Viti 1998 mbetet viti i UĒK-sė, nė kohėn e kulmit tė lavdisė dhe nė ditėt
mė tė vėshtira tė saj. Kjo ėshtė logjika e luftės. Ajo ka jo vetėm
fitore, por edhe tėrheqje. E rėndėsishme ėshtė se UĒK-ja u tregua e zonja
pėr tė mobilizuar vullnetet e popullit, pėr tė bashkuar e organizuar rininė
shqiptare, qė i kishte dhėnė kuptim jetės sė saj duke zgjidhur fatin
kolektiv para se gjithash. Ajo krijoi strukturat e njė ushtrie tė rregullt, me
komandė unike, me disiplinė tė pranuar prej tė gjithėve, me funksionim tė
koordinuar dhe tani sė fundi edhe me shėrbime tė specializuara. UĒK-ja
bashkoi shqiptarėt atdhetarė qė ėndėrronin pėr ēlirimin e vendit, jo pėr
poste dhe funksione. Ajo emancipoi mendimin shqiptar nė tėrėsi, duke i
detyruar forcat politike tė bashkohen edhe atėherė kur nuk donin tė
pajtoheshin.